Lajme
Man Utd këshillohet ta marrë Rashicën
Portali britanik “unitedinfocus.com” e këshillon gjigantin anglez që ta transferojë këtë verë yllin kosovar, të cilin e duan shumë klube evropiane.
“Manchester United duhet ta transferojë Milot Rashicën këtë verë”.
Kjo është këshilla që ia ka dhënë portali “unitedinfocus.com” gjigantit britanik.
Rashica pritet të largohet nga Werder Bremeni në javët në vazhdim dhe interesimi i klubeve evropiane për të është i madh.
Flitet se 24-vjeçari mund të përfundojë në Leizig, por atë e duan edhe dy klubet e tjera gjermane, Borussia Dortmund e Hertha Berlin.
Gjithashtu, për Rashicën interesim kanë shfaqur edhe klubet italiane, Milan, Napoli e Lazio.
Kurse, në Angli janë përmendur emrat e ekipeve, si Liverpool, Aston Villa, West Ham e Wolverhampton.
Por, portali britanik i ka sugjeruar Unitedit që ta transferojë Rashicën, pasi këtij ekipi i mungon një lojtar i tipit të tij.
Përfaqësuesi kosovar mund të luajë në disa pozita dhe trajneri Ole Gunnar Solskjaer do të kishte më shumë alternativa për sezonin e ardhshëm.
Ai mund të luante për mrekulli përkrah Paul Pogbas dhe Bruno Fernandesit në mesfushën e Unitedit.
Werder Bremeni i kërkon 25 milionë euro për Rashicën. Futbollisti kosovar ka kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2022./GE
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Detaje nga rasti kur një shtetas nga Kosova vrau pronarin e biznesit në Dyseldorf Një vrasje me armë zjarri është regjistruar dje në qytetin e Dyseldorfit në Gjermani. Mësohet se...
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
Jeta në Austri
-
Austri: Përmbledhje e lajmeve të fundit të ditës së sotme Innsbruck me kryebashkiak të ri, SPÖ e qendrës së majtë zbulon planin për të financuar propozimin...
-
Gjithçka që ndryshon në Austri nga muaji maj
-
Katër liqene të bukura, tek të cilat mund të shkoni lehtësisht nga Vjena me transport publik
-
Sa vite duhet të punoni në Austri që të keni të drejtën e pensionit?
-
Austrian Airlines arrin marrëveshje pagash me punëtorët për të shmangur grevat e reja