Lajme

Mali i Zi teste falas PCR edhe për turistët

Nga e enjtja, 13 maj, do të jetë e mundur të bëhet PCR falas

Nga sot, 13 maj, do të jetë e mundur të bëhen PCR falas për Koronavirusin në Malin e Zi, transmeton albinfo.ch.

Ministria malazeze e shëndetësisë konfirmoi këtë informacion dhe vendimi u mor padyshim për shkak të sezonit të ardhshëm turistik.

“Ministria e Shëndetësisë ka informuar Institutin e Shëndetit Publik dhe të gjitha qendrat shëndetësore në vendin tonë që nga e enjtja, 13 maj 2021, testet PCR do të kryhen falas për turistët që kanë nevojë për këtë test për t’u kthyer në vendet e tyre të lindjes”, thuhet në një deklaratë, raporton REL.

Nga ana tjetër, shumë vende, të tilla si Sllovenia, kërkojnë një provë PCR edhe për qytetarët e tyre, malazezët kanë vendosur që ta bëjnë më të lehtë për ta që të shkojnë në det duke qenë në gjendje të marrin testin falas kur të kthehen në shtëpi.

Mali i Zi deri më tani kanë regjistruar 98449 raste me koronavirus gjersa kanë vdekur 1545 persona.