Kosova
Majko: Në Prishtinë po luhet një politikë që po shkon drejt absurdit
Ai pyet se si është e mundur që kundërshtuesit e tanishëm të Speciales nuk bënë zë kur ishte koha
Ish-kryeministër i Shqipërisë në Kohën e luftës në Kosovë dhe tash ministër i Diasporës në Qeverinë Rama2, Pandeli Majko ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se tendenca për ta zhbërë Gjykatën Speciale tani është një politikë që po shkon drejt absurdit, transmeton albinfo.ch.
Ai pyet se si është e mundur që kundërshtuesit e tanishëm të Speciales nuk bënë zë kur ishte koha.
“Për arsye që kishin kuptim, hyja tek ata që kishin rezerva për krijimin e Gjykatës Speciale për krimet në Kosovë. Arsyetimi nuk qëndronte në mohimin e asaj që ndodhi në Luftën e Kosovës. Ai kishte të bënte me dallimin e përmbajtjes së akteve që serbët dhe shqiptarët kryen kundër njëri tjetrit, sidomos në periudhën e pasluftës. Në këtë histori dallimi i aksionit dhe reaksionit është i rëndësishëm. Ky dallim nuk mund të mbyllet me shprehjen se “krimi është krim, në çdo rast”(!). Edhe kodet penale më moderne e bëjnë dallimin.
Pyetja është, se pse ajo që refuzohet sot, nuk u diskutua dje kur kishte kohën?! Kjo dhe pyetje të tjera kanë kuptim më shumë se sa dhënia e përgjigjeve”, ka shkruar ai.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











