Lifestyle
Madonna me klip vetëdijësues kundër armëve
Mbretëresha e muzikës pop, Madonna, edhe një herë i është kthyer debatit kundër armëmbajtjes, duke publikuar një klip me skena më të rënda sesa kripet e saja të mëparshëm.
E quajtur “God Control”, kënga shpërfaq një sulm me armë brenda një klub të natës, ndërsa në fillim të klipit shkruhet edhe një mesazh, transmeton albinfo.ch.
“Storja që do të shihni është me pamje shqetësuese. Ka skena të një sulmi me armë. Por po ndodhë çdo ditë dhe duhet të ndalet”, thuhet në fillim të klipit
“Ne duhet të zgjohemi”, këndon Madonna, derisa bën thirrje për kontroll më të ashpër të armëve.
Ani pse klipi nuk i referohet asnjë incidenti, është i ngjashëm me sulmin në një klub amerikan, në të cilin u vranë 49 persona.
Këngëtarja 60-vjeçare thotë se klipi ishte i menduar që të shtangë të gjithë.
“Duke parë realitetin dhe brutalitetin të shtyn që të zgjohesh. Ky realitet është duke ndodhur dhe kështu duket. A nuk u vjen keq?”, thotë Madonna.
Vetëm në Shtetet e Bashkuara çdo vit ndodhin qindra sulme të armatosura nëpër shkolla e vende pune.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?













