Lajme
Lul Raka: Rrini në shtëpi, fitorja është e sigurt!
Mikrobiologu Lul Raka është shprehur se Kosova dje ka marrë një lajm fantastik. Atë të ardhjes së 7 mijë testeve të reja për koronavirusin. Raka ka thënë se tashmë në laboratorët e IKSHPK-së brenda ditës mund të testohen 200 deri në 300 raste të reja. Lul Raka bën thirrje që kosovarët të vazhdojnë që të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre.
“Nëse rrini në shtëpi- Fitorja është e sigurt! Nëse nuk respektoni këshillat- do të qëndroni shumë më gjatë të mbyllur. RRI N’SHPI!”, thotë ai.
“Ardhja e 7000 testeve për COVID-19 në Kosovë është lajm fantastik. Tani duhet të testojmë 200-300 njerëz në ditë! Testimi laboratorik i saktë dhe në kohën e duhur është komponentë thelbësore e menaxhimit të COVID-19 dhe mungesa e testeve dhe reagjentëve e pengon përgjigjen ndaj epidemisë”, ka deklaruar Raka.
Tutje mikrobiologu kosovar ka deklaruar se pacientët, të cilët kanë infeksione të rënda respiratorë akute, duhet të kenë përparësi në bërjen e testit.
“KUSH DUHET TË TESTOHET PËR COVID-19 (PRIORITETET SIPAS RADHËS):
• Pacientët e shtruar në spital që kanë infeksion të rëndë respirator akut.
• Pacientët me infeksion akut respirator në shtëpitë e pleqve dhe në komunitet.
• Stafi shëndetësor që ka çfarëdo simptoma, por edhe ata që nuk kanë fare simptoma dhe punojnë në institucionet ku pasur raste të punëtorëve shëndetësorë me COVID-19.
• Të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike (sëmundja e mushkërive, kanceri, sëmundja e zemrës, sëmundja cerebrovaskulare, sëmundja e veshkave, mëlçisë, hipertensioni, diabeti dhe personat me imunitet të komprometuar) që shfaqin shenja të sëmundjes akute të frymëmarrjes. Këta njerëz mund të kenë nevojë më herët për mbështetje të frymëmarrjes (respirator).
• Kontaktet e afërta të rasteve me COVID-19 të vërtetuar, të cilët kanë simptoma. Nëse ka mundësi duhet të testohen edhe kontaktet asimptomatike të një rasti me COVID-19, të cilët kanë pasur ekspozim me rrezik të lartë. • Në fund, mbase edhe deputetët e Kosovës dhe stafi administrativ, për shkak të qëndrimit prej afër 12 orësh në objekt të mbyllur. Maskat dhe dorëzat i kanë pasur, por nuk e dimë si janë sjellë gjatë pauzave të bukës dhe kafesë”, shpjegon ai.
Lul Raka bën thirrje që kosovarët të vazhdojnë të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre.
“Nëse rrini në shtëpi- Fitorja është e sigurt! Nëse nuk respektoni këshillat- do të qëndroni shumë më gjatë të mbyllur. RRI N’SHPI!”, thotë ai.
E në Kosovë deri më tani nga testimet e bëra kanë rezultuar 91 persona të infektuar me koronavirus, shkruan Gazetaexpress, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta















