CH-Ballkani
Luftë spiunazhi mes Rusisë dhe SHBA-së në Maqedoni
Gazeta prestigjioze “Njujork Tajms”, shkruan se milioneri grek me prejardhje ruse, Ivan Savidis, është bërë lëndë e interesit të shërbimeve të fshehta amerikane dhe se nëpërmjet ndjekjes së komunikimeve të tij ata kanë arritur informata për ndikimin rus në Maqedoni. Plotësisht, zbulohet se largimi i dy diplomatëve rus nga Greqia ka ndodhur si rezultat i dëshmive të cilat kryeministri, Aleksis Cipras, i ka marrë drejtpërdrejt nga shërbimet sekrete amerikane, njofton Portalb.mk.
“Përfaqësuesit amerikanë thonë se kanë parë komunikime në qershor të këtij viti të cilat tregojnë se Savidis ka punuar si lidhje ruse për varrosjen e marrëveshjes së Maqedonisë me Greqinë për çështjen e emrit. Moska, e cila vlerëson se zgjerimi i NATO-s është e rrezikshme për kufijtë e saj, ishte e vendosur që ta fitojë referendumin për Marrëveshjen”.
“Në shenjë të hakmarrjes, përfaqësuesit amerikanë, kanë bërë hap të jashtëzakonshëm agresiv: ia kanë dhënë materialet e përgjuara Qeverisë së kryeministrit majtist, Aleksis Cipras. Qeveria greke është përgjigjur me përballje të rrallë me Moskën, duke larguar dy diplomatë rus nga Athina dhe duke ua ndaluar hyrjen edhe dy të tjerëve”.
Fitore e rrallë kundër Rusisë
Edhe pse votimi në referendumin e Maqedonisë ka mbaruar me pasiguri, dhe vendimi tani i është lëshuar në Kuvendin e Maqedonisë, përfaqësuesit amerikanë vlerësojnë se zbulimi i Savidis dhe largimi i diplomatëve rus është fitore e rrallë në luftën kundër fushatës ruse të dezinformimit në Evropë dhe SHBA.
“Kthejmë dhe tregojmë se edhe ne mundemi të luajmë ashpër”, thotë Kristofer Hill, ish ambasador i SHBA-së në Maqedoni. “Mund të zbulojmë informata, und të bëjnë gjëra të cilat në të kaluarën s’i kemi bërë”.
Sipas “Njujuork Tajms”, shembulli tregon se presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe operativët me përvojë në shërbimin shtetëror jo gjithmonë punojnë në një qëllim. Në vitin 2016 në SHBA është formuar grupi i ashtuquajtur Ndikimi Rus, i cili përbëhet nga përfaqësuesit e Stejt Departamentit, Ministrisë së Mbrojtjes dhe shërbimet sekrete. Qëllimi i grupit është që ta parandalojë ndikimin rus në Evropë. Ajo përfshinë edhe analizë të zgjedhjeve në vendet zgjedhore ku Rusia do të mundej të intervenojë.
Verën e kaluar, shkruan më tej gazeta, është vërejtur se Maqedonia, sipas të gjitha gjasave është në shënjestër të Rusisë. Tre ditë pas nënshkrimit të Marrëveshjes për zgjidhjen e kontestit për emrin mes Qeverisë së Maqedonisë dhe Greqisë, Vlladimir Çizhov publikisht u kërcënua se “për disa gabime ekzistojnë edhe pasoja”.
Dëshmitë kundër Savidis
Kërcënimi i Çizhovit ka shkaktuar një sërë porosi ngash nga ambasadori i SHBA-së në Athinë, Xhefri Pjat, i cili ka paralajmëruar se Moska do të tentojë që ta pengojë referendumin.
“Stejt Departamenti, CIA dhe Komanda Evropiane e Pentagonit në Shtutgart, Gjermania tanimë janë marrë me problemin. Por deri atëherë, kundërshtimi i referendumi tanimë ka dalë në pah në Maqedoni. Gjatë verës janë paraqitur qindra faqe të reja të internetit të cilat thërrisnin në bojkotim të votimit dhe postime në Facebook të cilat i thërrisnin maqedonasit të mos votojnë – dezinformatë klasik”, thonë përfaqësuesit maqedonas dhe amerikanë, drejtuar nga grupet e përkrahura nga Rusia”, shkruan në fund NYT.
E-Diaspora
-
Tenori Ramë Lahaj në Toronto, me rastin e 25-vjetorit të ardhjes së refugjatëve nga Kosova në Kanada Tenori i njohur nga Kosova, Ramë Lahaj, do të jetë në Toronto në kuadër të aktiviteteve...
-
Regjistrimi i popullsisë: Diaspora mund të regjistrohet online deri më 31 gusht
-
Katër mërgimtarët që udhëtuan nga Zvicra në Strugë me biçikletë
-
Kosovë: Në 11 komuna shtyhet regjistrimi i popullsisë deri më 24 maj, për diasporën deri 31 gusht
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë
Jeta në Austri
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë Në 10 vjetorin e themelimit të Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare, sot në Prishtinë është mbajtur...
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale?
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri
-
Qeveria austriake ndan edhe këtë vit bonus: Nga 145 -290 euro për secilin qytetar të saj
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë?