Bota
Libia refuzon kampet e refugjatëve
Por Libia e refuzoi "kategorikisht" që qendra të tilla të ngrihen në territorin e saj. Kjo do të shkelte ligjin libian
Në një konferencë të përbashkët shtypi me ministrin e Punëve të Brendshme të Italisë, Matteo Salvinin në Tripoli, zëvendëskryeministri i Libisë, Ahmed Meitik u shpreh se është i gatshëm të bashkëpunojë me Bashkimin Evropian në çështjen e migracionit ilegal. Por Libia e refuzoi “kategorikisht” që qendra të tilla të ngrihen në territorin e saj. Kjo do të shkelte ligjin libian, raporton “DW”.
Ministri i Punëve të Brendshme të Italisë, Matteo Salvini ishte shprehur më parë për ngritjen e kampeve pritëse për refugjatët në 5 vende afrikane, por pa përmendur emra konkretë. Në kthim në Itali ai u shpreh pastaj konkretisht për ngritjen e kampeve të tilla në jug të Libisë, Niger, Mali, Çad dhe Sudan. Qendra të tilla pritëse dhe identifikimi do të ndihmojnë Italinë si Libinë, të “ndalë” migracionin, kështu është shprehur kreu i partisë armiqësore ndaj të huajve, Lega. Si shpërblim këto vende do të marrin më shumë ndihma për zhvillim. Për këtë ai do të këmbëngulë edhe në samitin e BE-së në Bruksel më 28 e 29 qershor, përcjell albinfo.ch.
Në BE diskutohet me zjarr për politikën ndaj refugjatëve. Në ditët e shkuara ka pasur propozime nga më të ndryshmet për migracionin. Franca dhe Spanja janë shprehur për ngritjen e kampeve të mbyllura në territorin e BE-së. Salvini e hodhi poshtë këtë plan. Hotspot-et për regjistrimin e refugjatëve në Itali nuk janë zgjidhja e problemit, sepse nuk e ndërpresin fluksin përmes Mesdheut. Edhe Austria dhe Danimarka duan qendra azili jashtë Evropës.
I pasqaruar është kuadri ligjor për ngritjen e qendrave të tilla të mundshme jashtë BE. Komisioni Evropian është shprehur, se qendrat e azilit nuk duhet të jenë ligjërisht “vrima të zeza”. Prandaj edhe azilkërkuesit e mbërritur ndërkohë në BE nuk duhet të kthehen në kampe jashtë BE. “Qendrat e zbarkimit” të këtij lloji nuk janë në ujdi me të drejtën ndërkombëtare, u shpreh një zëdhënëse të hënën në Bruksel.
Libia është porta kryesore për refugjatët nga vendet afrikane që përmes Mesdheut duan të hyjnë në BE. Sipas disa llogaritjeve qindra mijëra vetë presin në Libi për shansin e hyrjes në Evropë. Organizatat humanitare kritikojnë trajtimin jo adekuat të këtyre migrantëve në kampet libiane.
Qeveria nacional-populiste në Romë ka mbyllur portet italiane për refugjatët e shpëtuar në Mesdhe që duan të zbarkojnë në tokë. Qëllimi i saj është që refugjatët që shpëtohen nga roja bregdetare italiane të kthehen me anije në Libi. Roja bregdetare italiane i kalon tani sinjalet e emergjencës të lëshuara nga gomonet në rrezik tek roja bregdetare libiane. Bllokada italiane ka bërë që prej ditësh qindra afrikanë të ngujohen në anijet e organizatave humanitare dhe anijet e mallrave që kanë marrë në bord njerëzit në rrezik mbytjeje.
E-Diaspora
-
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 Kryetari i L.A.P.Sh. “Naim Frashëri” falënderoi nxënësit, prindërit dhe mësuesit, duke bërë të ditur se në... -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Orkestra “Amadeus” shkëlqen në Pragë, fiton katër çmime në festivalin ndërkombëtar “Musica Orbis” -
Gjermani
Dr. Burim Prushi emërohet drejtues i një klinike në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas











