Lajme
Lëngu i karotës, vlerat ushqyese
Lëngu i karotës njihet tashmë prej 400 vjetësh, por popullaritet të veçantë ka fituar vetëm në shekullin njëzet. Po përse ka ndodhur kjo?
Lëngu i karotës dhe përfitimet për shëndetin tuaj:
-Është zbuluar qe ai pastron mëlçinë. Lëngu i karotes pastron organizmin në mënyrë efektive nga ndotjet. Organizmi pastrohet aq intensivisht nga ndotjet që janë nxjerrë jo vetëm me anë të jashtëqitjes dhe urinës, por edhe nga poret e lëkurës. Këto ndotje të shkrira përmbajnë pigmentin e verdhë ose portokalli, prandaj lëkura nganjëherë zverdhet. Kjo vetëm dëshmon rreth një procesi tepër intensiv të mëlçive.
-Shëron kancerin, lidh radikalet e lira, shëron efektivisht formimet (tumore) të reja.
-Shëron sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve. Fakti që lëngu i karotës shëron ulcera dhe tumore, është zbulimi i shekullit 20. Në fakt, është hipotezë që një prej shkaqeve kryesore të formimit të ulçerëve dhe tumoreve është ngarkesa e vazhdueshme të sistemit nervor, sidomos gjatë fëmijërisë. Prandaj, mjekimi i këtyre sëmundjeve duhet të fillojmë me sqarimin e shkaqeve, të cilat kanë stimuluar acarimin e sistemit nervor (urrejtja, frika, zilia etj.)
-Stabilizon tretjen dhe metabolizmin,
-Ndihmon të shërohesh nga sëmundjet e ndryshme të lëkurës – p.sh. në rastin e pranisë së shume forunkujve (puçrrave në lëkurë), pezmatimin të lëkurës etj.,
-Nxjerrë jashtë gurët e tëmthi,
-Pastron gjakun,
-Forcon zemrën dhe sistemin e qarkullimit të gjakut
-Forcon organizmin, sidomos në rastin e ftohjes. Nëse keni rrufë, pikoni në hundë lëng karote 3-4 herë në ditë.
-Lëngu i karotës ndihmon në raste e lodhjes,
-Shton oreksin,
-Forcon dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve,
-Përmirëson shikimin,
-Të çliron nga stresi, këshillohet në rastet e depresionit,
-Përdoret edhe për të shëruar shterpësinë (papjellori)
Çfarë përmban?
Vitamina PP, B2, B6, C dhe E.
Shumë hekur, kobaltin, bakër, Beta-karotin që e bën atë një prej mbrojtësit më të fortë të imunitetit. Ai i forcon membranat mukoze në gjithë organizmin, duke e mbrojtur atë nga hyrja e viruseve dhe e baktereve. Gjithashtu vepron si faktor të kopjimit të gjeneve në bërthamën e qelizave. Metabolizmi mund të stimulohet dhe të aktivizohet vetëm nga karotina.
Lëngu i karotës ka gjithashtu shumë vitamën A. Ai stimulon sintezën e albuminit dhe inkurajon rritjen e organizmit. Prandaj është shumë i këshillueshëm për fëmijët e prapambetur në aspektin fizik dhe mendor.
Lëngu i karotës është gjithashtu burim i pazëvendësueshëm selenit. Seleni është mikroelementi më i rëndësishëm për të mbajtur funksionimin e shëndetshëm të imunitetit. Ai mbron qelizat nga proceset e liga.
Lëngu i karotës mund të përdoret së bashku me çdo lëng tjetër.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe Edicioni i dytë i manifestimit u mbajt nga 18 deri më 20 shtator, me aktivitete kushtuar... -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj -
Shtatë futbollistët shqiptarë që po zhvillohen në strukturat e Bayern Munich -
“Biblioteka Shqip” në Toskanë, libra dygjuhësh për fëmijët shqiptarë -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës
Jeta në Austri
-
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital Vinjetat fizike për vitin 2026 janë të fundit. Shoferët duhet t’i kushtojnë vëmendje edhe vlefshmërisë së... -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së










