Kosova
LDK fitoi më së shumti vota në zgjedhjet lokale
Në zgjedhjet lokale të mbajtura më 17 tetor, Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë e para për nga numri i votave( të rregullta, me kusht dhe me postë. Ky subjekt politik ka fituar me gjithsej 170 mijë e 177 vota në niv vendi.
E dyta në radhitje ka mbetur Lëvizja Vetëvendosje me 167 mijë e 519 vota e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës si e treta me 161 mijë e 283 vota.
Vendi i katërt është zënë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me 90 mijë e 708 vota.
Për sa i përket votave të diasporës gara më e ngushtë është zhvilluar mes LDK-së dhe VV-së, përcjell Albinfo.ch.
Në raundin e dytë të zgjedhjeve, i cili do të mbahet më 14 nëntor konkurrente në balotazh do të jenë: Gjakova (AAK-LVV), Rahoveci (AAK-LVV), Gjilani (LVV-LDK), Dragashi (PDK-LDK), Klina (AAK-PDK), Kamenica (PSD-LVV), Podujeva (LVV-LDK), Prishtina (LVV-LDK), Prizreni (LVV-PDK), Vitia (LDK-LVV), Vushtrria (PDK-LDK), Malisheva (Nisma-PDK), Juniku (AAK-LDK), Mamusha (KDTP-KATP), Gllogovc (PDK-DD), Kllokot (Lista Serbe-GI SNS), Istog (LDK-AAK) dhe Shtime (PDK-LVV).
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












