Kosova
Laura Gashi: Të jesh menaxhere projektesh është punë sfiduese
Që në fillim kompania "Mahagoni" ka funksionuar edhe si biznes familjar, por, tani së fundi, në një pozitë të lartë të saj është vendosur Laura Gashi
Gmbh “Mahagoni” ka kohë që është një emër i përveçëm e serioz që lidh industrinë e përpunimit të drurit nga Kosova me tregun zviceran të kësaj industrie. Bashkëpronarë të kësaj kompanie janë vëllezërit Gashi nga Peja. Mahagoni është themeluar në Kosovë, ku mbështetet në një prodhimtari prej disa gjeneratash. Pas kësaj, prodhimi është bartur për një kohë në Austri, por ngritjen përfundimtare dhe të madhe e ka përjetuar prejse ajo ka vendosur selinë në Zvicër, Winterthur.
Që në fillim kompania ka funksionuar edhe si biznes familjar, por, duke filluar nga gushti i këtij viti, në një pozitë të lartë të saj është vendosur Laura Gashi, vajza e bashkëpronarit Metë Gashi. Albinfo.ch ka zhvilluar një bisedë me Laurën.
Albinfo.ch: A mund të na e shpjegoni, me pak fjalë, cila është puna që bëni ju, konkretisht, në kompaninë Mahagoni GmbH.
Laura Gashi: Që nga gushti 2023 kam nisur sërish punën në Mahagoni. Tani si menaxhere ndërtimi dhe projektesh si dhe jam përgjegjëse për një pjesë të madhe të aktiviteteve tona të marketingut.
Albinfo.ch: Kush është Laura Gashi? Cila është rruga profesionale dhe shkollore që ka përshkruar ajo deri më tani?
Laura Gashi: Karriera ime profesionale më ka çuar nëpër një sërë lëmenjsh ekonomikë. Pasi përfundova praktikën si nëpunëse administrative në një kompani kimike, u inkuadrova menjëherë në sektorin administrativ të biznesit familjar. Për të fituar përvojë më të gjerë dhe për t’u njohur me segmente të ndryshme të punës, kalova në pozitën e shitëses së specializuar për teknologjinë komunale (përfaqësuese e Kärcher A) dhe sistemet e aluminit, ku kam vepruar si tregtare e gjithanshme. Më pas kalova ca kohë në bankë përpara se të kthehesha në biznesin familjar.
Albinfo.ch: Çka ju ka tërhequr në këtë sektor ku punoni tani? Është vetëm fakti se është një biznes që e ka themeluar familja juaj (babai) apo jeni lidhur tani edhe ju me lëmin e përpunimit të drurit, me konstruktim kuzhinash etj?
Laura Gashi: Lidhja me kompaninë është e rrënjosur thellë, sepse unë praktikisht jam rritur me të. Edhe si fëmijë më tërhiqte punëtoria jonë e zdrukthtarisë. Në familjen tonë ka pasur gjithmonë zdrukthëtarë dhe për mua ky biznes është sinonim i shtëpisë. Puna ime e mëparshme u përshkrua si jashtëzakonisht e besueshme dhe e përgjegjshme, kështu që kërkova me vetëdije një pozicion sfidues. Prandaj, roli si menaxhere e ndërtimit dhe e projekteve është ideal për mua, sepse përfshin një nivel të lartë kërkesash dhe përgjegjësie – mendoj se kjo është mënyra e vetme që mund ta zhvilloheni në kontinuitet. Fakti që jam në gjendje të mbështes babain tim, është vetëm një përparësi e madhe.
Albinfo.ch: Industria e drurit nga Kosova ka bërë një “ekspansion” të vërtetë viteve të fundit, në Zvicër. Në këtë kuadër e shohim edhe suksesin e “Mahagonit”. Si e shpjegoni ju këtë sukses, duke u nisur nga përvojat e firmës tuaj?
Laura Gashi: Ekonomia (e drurit) në Kosovë ka përjetuar një ngritje në vitet e fundit. Shumë kompani zvicerane e kanë kuptuar se cilësia jonë është e duhura. Filozofia jonë është të mbështesim punonjësit tanë, sepse ne e dimë që puna e tyre është e cilësisë së lartë dhe nuk është aspak e lirë dhe e shpejtë. Prandaj, ne jemi krenarë të theksojmë origjinën e mallrave tona. Avantazhi ynë është se ne nuk merremi thjesht me prodhim, por jemi pjesë përbërëse e tij, gjë që përmirëson jashtëzakonisht shumë komunikimin.
Albinfo.ch: Aktualisht, me çfarë merret më shumë Mahagoni GmbH: vazhdon, kryesisht me mobile kuzhinash apo edhe me punë të tjera që kanë të bëjnë me përpunimin e drurit?
Laura Gashi: Edhe pse biznesi ynë kryesor do të jetë gjithmonë ndërtimi i kuzhinës dhe zdrukthëtaria, kohët e fundit ne kemi kërkuar gjithashtu projekte rimodelimi dhe rinovimi dhe kush e di se çfarë tjetër do të sjellë e ardhmja.
Albinfo.ch: Si do ta përshkruanit bashkëpunimin me “shefat”, babin ose themeluesit a bashkëpronarët e tjerë të biznesit?
Laura Gashi: Babai dhe xhaxhallarët e mi janë eprorët e mi. Bashkëpunimi na forcon si familje dhe po ecën mirë. Respekti është prioriteti kryesor këtu. Në kohën e lirë jam vajzë dhe mbesë.
Albinfo.ch: Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?
Laura Gashi: Planet e mia të ardhshme përfshijnë rritjen së bashku me kompaninë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg Pa pasaportë në Aeroportin e Dublinit, 18-vjeçari arrestohet dhe dënohet... -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja












