Tematike
Kush merr ndihma sociale, nuk ka shanse për pasaportën e Zvicrës
Për të pasur të drejtë kërkimi të natyralizimit, të huajt duhet të kenë qëndruar së paku 12 vjet në Zvicër, pesë prej të cilëve në kantonin Aargau dhe tri vitet e fundit në komunën përkatëse
Ligji i rishikuar për natyralizimin në nivelin kantonal dhe komunal në Kantonin Aargau ashpërsuar dhe i unifikuar ka hyrë në fuqi në janar të vitit 2014. Dy ndryshimet më të mëdha në këtë drejtim janë: ai që autoritetet komunale fitojnë mbikëqyrje në biografinë, gjegjësisht deliktet e bëra nga personi që ka kërkuar natyralizimin dhe tjetri, që personat me ndihma sociale nuk kanë shanse për natyralizim (fitim të shtetësisë zvicerane). Sa i përket të kaluarës delinkuente, kontrollimi bëhet edhe për të kaluarën dhe jo vetëm në momentin e bërjes së kërkesës, siç ka qenë më parë. Ndërsa kur është fjala për ndihmat sociale, personat që janë duke marrë ndihma sociale ose që kanë marrë gjatë tri viteve të fundit, mund të natyralizohen vetëm në rastet e arsyetuara në mënyrë të veçantë.
Kush dëshiron të natyralizohet tash e tutje detyrohet të japë një sqarim se i respekton vlerat e kushtetutës së kantonit dhe të federatës. Aty bëjnë pjesë konceptet për demokracinë, shtetin e të drejtës me monopolin e forcës që duhet ta ketë shteti si dhe të drejtat dhe liritë themelore.
Për të pasur fare të drejtë kërkimi të natyralizimit, të huajt duhet të kenë qëndruar së paku 12 vjet në Zvicër, pesë prej të cilëve në kantonin Aargau dhe të kenë banuar tri vitet e fundit pa ndërprerë në komunën përkatëse, ku e kanë bërë kërkesën.
Vlerësimi i njohurive të nevojshme për natyralizim bëhet përmes dy testimeve. Testi i gjuhës e provon njohjen e gjuhës me të dëgjuar ndërsa testi i dytë vlerëson njohuritë mbi rregullimin shtetëror të Zvicrës. Në përmbyllje, me kërkuesit e natyralizimit bëhet një bashkëbisedim. Testimit i nënshtrohen personat që kanë së paku 16 vjet.
Për dhënien e shtetësisë, ashtu ikure edhe më parë, vendos asambleja komunale ose këshilli i banorëve. komunat.
Lajmet e fundit shqip vetëm në Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













