Kosova
Kurti: Të burgosurit e Dubravës, dëshmi e së vërtetës të Kosovës
Gjatë homazheve që ka bërë në 25-vjetorin e masakrës së Dubravës
![](https://www.albinfo.at/wp-content/uploads/2023/09/kurti-berne-491x396.jpg)
Sot, kryeministri Albin Kurti ka thënë se të gjithë të burgosurit në Dubravë ishin dhe janë dëshmi e së vërtetës të Kosovës, gjatë homazheve që ka bërë në 25-vjetorin e masakrës së Dubravës nga forcat serbe, përcjell albinfo.ch.
Gjatë fjalimit ai tha se nga 19 e deri më 24 maj të vitit 1999, u vranë e u masakruan 116 të burgosur dhe një u zhduk, nga 980 sa ishin grumbulluar në burgun e Dubravës.
“Prej tyre 771 i mbijetuan kësaj masakre, ndërsa 185 mbetën të plagosur nga forcat serbe”, ka thënë Kurti.
Emra e të vrarëve në memorialin në Dubravë, sipas Kurtit, janë e vërteta dhe akuza më e fuqishme për masakrën e Dubravës.
“Secili prej të burgosurve shqiptarë që ishin në burgun e Dubravës në ato ditë të majit të vitit 1999, është dëshmitar i historisë dhe dëshmitar i së vërtetës së Kosovës. Emrat e skalitur në memorialin e 116 të vrarëve në këtë masakër janë e vërteta dhe akuza më e fuqishme për masakrën e Dubravës”, ka shtuar ai.
Kryeministri ka theksuar se i zhdukuri në këtë masakër, që është politikani dhe ideologu politik i çështjes kombëtare, Ukshin Hoti, “është e vërteta e shkruar dhe e jetuar e fatit politik të shqiptarëve nën Serbi. Është e vërteta e mijëra të zhdukurve me dhunë nga Serbia, prej të cilëve 1597 janë ende të pagjetur”.
“Shteti ynë, Republika e Kosovës, do të gjejë rrugë dhe mënyra, për të dëshmuar sërish e përsëri, sikur sot, sikur vitin e kaluar, sikur që e kemi bërë gjatë këtyre 25 viteve, për të vënë drejtësi dhe për të vërtetën aq të rëndësishme të historisë, të sakrificës dhe të qëndresës së popullit tonë”, ka thënë Kurti.
Ndër të tjera, ai përmendi edhe tri gjeneratat që përfshijnë të burgosurit politikë përgjatë tri dekadave, gjatë viteve ’50-të, ’60-të, e të viteve të ’70-të; gjenerata e dytë, e quajtur edhe Brezi ’81, që përfshinë të burgosurit politikë pas demonstratave studentore të vitit 1981, si dhe gjenerata e tretë e viteve ’90-të, duke përfshirë edhe të burgosurit gjatë luftës.
“Këtu bëj pjesë dhe vetë unë, që bashkë me shumë prej jush që jeni sot këtu dhe me shumë të tjerë, u arrestova, u burgosa dhe u mbajta peng lufte, ndërkohë që edhe u gjykova në Nish në një proces politik nga autoritetet e regjimit kriminal të Serbisë”, ka deklaruar Kurti.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron festën e Kurban-Bajramit Urimi për festën e Kurban-Bajramit 2024...
-
Si e sheh Zvicra Kosovën në 25 vjetorin e çlirimit
-
Vendimi i gjyqit: 17 vjet burgim për bashkëshortin e Shqiponja Isufit
-
Gjenevë: Sot prezantohet filmi shqiptar në Festivalin Fifog
-
Dietikon (ZH): Zamfina Rexhaj prezanton librin e saj mbi luftën në Kosovë
Jeta në Austri
-
Kur mund të kërkoj rimbursim për shpenzimet mjekësore në Austri? Nëse vizitoni një ‘mjek me zgjedhje’ në Austri ose shkoni për disa procedura dhe ekzaminime, mund...
-
Austriakët, të shqetësuar pas rritjes së FPO ekstremiste në zgjedhjet evropiane
-
A ka Austria probleme me drogën?
-
8 gjërat që duhet të dini përpara se të filloni një punë në zyre në Austri
-
Gjithçka që duhet të dini për marrjen me qira të një makine në Vjenë