Kosova
Kurti takon Thaçin shkurt: Do ta sjellim propozimin tonë për mandatim sa më parë
Albin Kurti ka takuar shkurtimisht sot Presidentin Hashim Thaçi ashtu siç qe paraparë.
Pas këtij takimi ai ka thënë se nga Thaçi iu kërkua që sa më parë të krijohet Qeveria.
“Ai kërkoi që ne ta bëjmë propozimin dhe këtë është e nevojshme që ta bëjmë me anë të një kërkese me shkrim. Sa më parë që të mundemi do t’ia sjellim propozimin tonë për kryeministrin e ardhshëm që ai duhet ta mandatojë”, ka thënë Kurti pas takimit.
“Ishte një takim i shkurt konsultativ pa efekte juridike. Isha bashkë me Kreshnik Ahmetin dhe këshilltarin ligjor, Blerim Sllamniku lidhur me fazën e ardhshme të konstituimit të institucioneve. Në këtë takim disa minutash dëgjova Presidentin që shprehi interesimin e tij për formimin të Qeverisë. Ai tha se: E di se ju nevojitet një kohë e caktuar për këtë”.
Kurti ka pohuar para medieve se ka gatishmëri për t’u takuar me drejtuesit e LDK-së për të folur për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht













