Kosova
Kurti: Sivjet presim deri në 400 mijë ton grurë, Kosova e ka siguruar bukën e vet
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se këtë vit në Kosovë janë mbjellë mbi 75 mijë hektarë me drithëra të bardha, prej të cilave rreth 72 mijë hektarë janë me grurë, duke theksuar se bujqësia në vend po shënon rezultate gjithnjë e më të mira falë investimeve dhe mbështetjes institucionale, përcjell albinfo.ch.
Gjatë një vizite në Podujevë, Kurti tha se, bazuar në gjendjen në terren dhe kushtet klimatike, pritet një rendiment mesatar prej 4 deri në 5 ton për hektar, ndërsa në disa zona, si ajo ku ndodhej ai, rendimenti arrin në rreth 6 ton për hektar, mbi mesataren e vendit.
Ai rikujtoi se vitin e kaluar u korrën mbi 78 mijë hektarë, me një rendiment mesatar prej 4.8 tonësh për hektar, duke prodhuar afro 380 mijë ton grurë.
“Rezultatet dëshmojnë potencialin e madh të bujqësisë sonë dhe punën e palodhur të fermerëve tanë”, u shpreh Kurti.
Duke folur për mbështetjen ndaj fermerëve, ai tha se udhëzimi administrativ për pagesat direkte për vitin 2026 ka sjellë një model të ri subvencionimi, ndërsa subvencionet janë rritur edhe për sektorë të tjerë strategjikë. Sipas tij, për sektorin e perimeve mbështetja është rritur me 30 për qind, duke arritur në 1.054 euro për hektar.
Nga ana tjetër, ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, tha se pritjet janë që prodhimi i grurit këtë vit të arrijë në rreth 400 mijë ton, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë në Kosovë.
Ai theksoi se këtë vit rreth 23 mijë fermerë do të përfitojnë nga skema e subvencioneve për grurin, me pagesa që variojnë nga 460 deri në 600 euro për hektar. Sipas Mujës, krahasuar me vitin 2021, kur përfitonin vetëm 6 mijë fermerë dhe ishin ndarë rreth 4 milionë euro, tani mbështetja ka arritur në 30 milionë euro.
“Vetëmjaftueshmëria këtë vit pritet të arrijë në rreth 125 për qind, që do të thotë se Kosova e ka siguruar bukën e vet”, deklaroi Muja.
Edhe fermeri Malësor Sejdiu, në arën e të cilit u zhvillua vizita, vlerësoi se skema e re e subvencioneve stimulon prodhuesit që arrijnë rendimente më të larta.
Sipas tij, rendimentet në këtë zonë kanë arritur deri në 6 ton për hektar, madje në disa parcela mund të jenë edhe më të larta, duke i cilësuar rezultatet e sivjetme më të mira se ato të vitit të kaluar.
Në aktivitet morën pjesë edhe përfaqësues të Komunës së Podujevës, të cilët prezantuan ecurinë e procesit të korrje-shirjeve në këtë komunë./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës Gjatë intervistës atij i ishin bërë 48 pyetje, ndërsa Gjykata Administrative e Aargaut konstatoi se 23... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Ekstradohet nga Spanja në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë -
Gjermani
Aksidenti tragjik në Gjermani, ambasadori Ajeti: Jemi në kontakt me autoritetet gjermane -
Kolona kilometërshe në kufirin Serbi–Kroaci, mërgimtarët përballen me pritje të gjata
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C












