Kosova
Kurti pret në takim lamtumirës ambasadorin zviceran Jürg Sprecher, e falënderon për kontributin në Kosovë
Kryeministri në detyrë vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës për Kosovën, nga çlirimi e deri te zhvillimi institucional, duke theksuar edhe rëndësinë e diasporës në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në një takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher, me rastin e përfundimit të mandatit të tij diplomatik, shkruan albinfo.ch.
Kurti e falënderoi ambasadorin Sprecher për bashkëpunimin e ngushtë dhe kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, duke vlerësuar partneritetin e ndërtuar ndër vite mes dy shteteve.
Sipas Kurtit, Zvicra ka qenë një nga mbështetëset më të rëndësishme të Kosovës që nga periudha e çlirimit, shpallja e pavarësisë dhe në procesin e ndërtimit të institucioneve shtetërore.
Ai theksoi gjithashtu rolin e diasporës shqiptare në Zvicër si urë lidhëse mes dy vendeve, duke shtuar se bashkëpunimi ekonomik dhe shkëmbimet tregtare janë në rritje dhe pritet të marrin një shtysë të re pas ratifikimit të marrëveshjes së tregtisë së lirë EFTA.
Kurti vlerësoi edhe kontributin e Zvicrës në kuadër të misionit të KFOR-it dhe përmes Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Ai bëri të ditur se për periudhën 2026–2029, Zvicra ka zotuar mbi 64 milionë franga zvicerane për Kosovën, pas mbështetjes prej 88 milionë frangash zvicerane të ofruara gjatë periudhës 2022–2025./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.... -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë













