Kosova
Kurti: Pa marrëveshje për presidentin, konstituimi i Kuvendit do të çonte drejt shpërndarjes
Kryeministri në detyrë kërkon kohë shtesë për dialog politik dhe fton PDK-në e AAK-në në takim për arritjen e një dakordimi rreth zgjedhjes së presidentit.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur konferencë për media pas ndërprerjes së seancës konstituive të legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se formimi i institucioneve duhet të paraprihet nga një marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit të vendit, përcjell albinfo.ch.
Sipas Kurtit, çdo përpjekje për konstituimin e Kuvendit pa një dakordim paraprak për postin e presidentit do ta çonte vendin drejt një krize të re politike dhe mundësisë së shpërndarjes së Kuvendit.
“Çfarëdo konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje paraprakisht për çështjen e presidentit do të ishte parapërgatitje për shpërndarjen e Kuvendit. Dhënia e mundësisë për dialog politik për të arritur marrëveshje është e vetmja mënyrë për konstituimin e institucioneve tona”, ka deklaruar Kurti.
Ai ka kërkuar më shumë kohë për zhvillimin e diskutimeve ndërmjet partive politike, duke rikujtuar vështirësitë që, sipas tij, u shfaqën edhe në mandatin e kaluar për shkak të mungesës së një marrëveshjeje për presidentin.
“Na duhet të marrim kohë shtesë për diskutim dhe vetëm atëherë kur të kemi arritur dakordime për çështjen e presidentit të konstituohen institucionet. Herën e kaluar e pamë që pa gjetur zgjidhje për presidentin pati vështirësi”, është shprehur ai.
Kurti bëri të ditur se mbetet i hapur për vazhdimin e komunikimit me Lidhjen Demokratike të Kosovës, ndërsa u bëri thirrje edhe liderëve të partive të tjera parlamentare që të zhvillojnë takime për të gjetur një zgjidhje.
“I bëj thirrje kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjinit, por edhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, që të takohemi dhe të bisedojmë”, tha Kurti.
Në përfundim, ai theksoi se, ndonëse zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe formimi i Qeverisë janë përgjegjësi e shumicës parlamentare, posti i presidentit kërkon një konsensus më të gjerë politik.
“Presidenti është përgjegjësi edhe e AAK-së edhe e LDK-së”, ka deklaruar Kurti./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës Gjatë intervistës atij i ishin bërë 48 pyetje, ndërsa Gjykata Administrative e Aargaut konstatoi se 23... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Ekstradohet nga Spanja në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë -
Gjermani
Aksidenti tragjik në Gjermani, ambasadori Ajeti: Jemi në kontakt me autoritetet gjermane -
Kolona kilometërshe në kufirin Serbi–Kroaci, mërgimtarët përballen me pritje të gjata
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C














