Kosova
Kurti: “Janë pjekur kushtet për një përfaqësim në nivelin më të lartë të Zvicrës”
Kryeministri Kurti ka takuar në Ambasadën e Republikës së Kosovës kandidatët shqiptarë për zgjedhjet parlamentare të Zvicrës që mbahen më 22 tetor
Me një sallë të stërmbushur në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Zvicër, pas takimit që pati me presidentin e Zvicrës, Alain Berset, e pas vizitës në Muzeun e Ajnshtajnit në Bernë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi rreth 30 kandidatë që si synim të përbashkët kanë sigurimin e një ulëse në Parlamentin Nacional të Zvicrës.
Të majtë e të djathtë, apo edhe nga ngjyrime të tjera partiake ishin mbledhur së bashku në këtë takim me kryeministrin Kurti, si një lloj përkrahjeje nga ky i fundit për synimet e kandidatëve me prejardhje shqiptare për një vend në shkallën më të lartë të përfaqësimit në Zvicër.
“Ju përgëzoj për kurajën për të kandiduar, e që është në vete si një arritur, sepse vetëm kandidimi iu kualifikon si figura që jeni në gjendje të merrni përgjegjësi. Jeni duke dhënë një kontribut të madh për integrimin e qytetarëve me prejardhje shqiptare, sepse duke votuar për juve, edhe ata bëhen më të interesuar për politikën, diskutojnë tema rreth çështjeve që ju i trajtoni dhe në këtë mënyrë janë edhe pjesë e sistemit politik e shtetëror të Zvicrës”, tha i pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, duke përmendur këtu edhe rolin e Zvicrës për zhvillimet në Kosovë gjatë 40 vjetëve të fundit.
Duke potencuar marrëdhëniet e shkëlqyeshme të Kosovës me Konfederatën Zvicerane, ai përmendi diskutimin që kishte me presidentin Berset, duke u ndalur tek investimet direkte që shteti helvetik bën në Kosovë, ku vetëm në periudhën 2022-2025 janë ndarë mbi 80 milionë franga, në projekte në ndryshme në Kosovë.
Një rol të rëndësishëm në këto marrëdhënie janë pa dyshim edhe shkëmbimet tregtare mes Kosovës dhe Zvicrës, sidomos ato në fushën e Teknologjisë Informative.
Remitancat, ato që kanë tashmë një rol shumë të madh për Kosovën, ishte një pikë tjetër që Kurti përmendi para kandidatëve për deputetë nacional, duke cekur se vetëm nga Zvicra vijnë diku 20% e remitancave të përgjithshmë në Kosovë.
Kryeministri Kurti gjatë një bashkëbisedimi të shkurtër me kandidatët nga parti të ndryshme, ishte I interesuar në veçanti për mënyrën se si këta kandidatë po zhvillojnë fushatën, temat që po trajtojnë e po ashtu edhe ne atë se si mundet që Qeveria e Kosovës ti ndihmojë ata në aktivitetet që këta kandidatë zhvillojnë këtu.
Diskutimet me kandidatët ishin të fokusuara në bashkëpunimet e mundshme e në fusha ndryshme të Kosovës me Zvicrën, ku u dhanë ide e propozime të ndryshme nga kandidatët.
Në bashkëpunimet e deritashme me Zvicrën, Kurti përmendi rritjen e tyre për 1/3 në sektorin e Teknologjisë Informative, pastaj shkëmbimet tregtare në rritje, sidomos në Industrinë e përpunimit të drurit.
Në këtë takim, ishte i pranishëm edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, i cili shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës e ne veçanti të dikasterit të tij në përkrahje të kandidatëve për deputetë nacionalë në Parlamentin e Zvicrës.
Pas këtij takimi, diskutimet me të gjithë që synojnë një ulëse në Parlament, u zhvendosën në një lokal aty afër, ku gjatë një darke të përbashkët u bisedua për çështje të ndryshme.
E-Diaspora
-
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane Fatlume Bunjaku, aktorja kosovare që po ndriçon Berlinalen 2026... -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta

















