Kosova
Kurti: ‘Ballkani i Hapur’ shërben për korrupsionin dhe kriminelët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për median kroate “Večernji list” foli hapur për qëndrimet e tij për një sërë çështjesh me rëndësi, duke nisur me arsyen e kundërshtimit të fortë për iniciativën “Ballkani i Hapur”, e mbështetur nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.
“Ballkani i Hapur është më shumë si Ballkani i hapur ndaj ndikimeve nga Lindja, veçanërisht nga Federata Ruse dhe Kina, si dhe i hapur ndaj korrupsionit, kriminelëve të luftës, në kundërshtim me vlerat europiane të demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Duhet të jemi me Bashkimin Europian dhe jo të hapur ndaj Federatës Ruse dhe Kinës”, u shpreh Kurti.
Më tej, theksoi se Kosova nuk do jetë pjesë e kësaj iniciative derisa Serbia nuk hapet për Kosovën, duke i pranuar pasaportat, diplomat dhe dokumentet e tjera. Akuzat ndaj Beogradit nuk përfunduan me kaq.
“Gjithnjë e më shumë po tregohet se Serbia në Ballkanin Perëndimor po sillet si Federata Ruse, në të cilën Republika Srpska në Bosnje po përpiqet të bëhet Bjellorusi dhe ata duan ta kthejnë Malin e Zi në Ukrainë”, shtoi Kurti.
Ndër të tjera tha se problem i Kosovës është edhe Serbia. Zgjidhja përfundimtare në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian duhet të vijë përmes njohjes reciproke, pa ndryshime kufijsh, tha kryeministri Kurti.
Shqetësim të madh shprehu për faktin që Serbia po shpenzon aktualisht për armatosjen e ushtrisë më shumë të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor së bashku. Gjithashtu akuzoi presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, se dëshiron ta bëjë Kosovën një shtet jofunksional përmes Asociacionit të Komunave Serbe.
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Austri
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri”












