Futboll
Kumbulla, drejt Interit këtë afat
Kumbulla vendos për Inter
Është bërë e ditur se Marash Kumbulla ka bërë zgjedhjen e tij. Qendërmbrojtësi i Veronës pritet të shkojë te Inter. I ndjekur nga Lazio dhe nga Juventus, futbollisti i kombëtares shqiptare ka vendosur pas këshillimeve edhe të menaxherëve të tij, përcjell albinfo.ch.
Mediat italiane raportojnë se mbetet për t’u ndërmarrë hapi vendimtar, por operacioni është në rrugën e duhur. Me 26 ndeshje këtë sezon, mbrojtësi ishte prej kohësh objektiv i skuadrave më të mëdha italiane.
Trajneri Conte dhe drejtuesit e klubit zikaltër e kishin piketuar si përforcimi i parë, në qendër të repartit defansiv në projektin e sezonit 2020-2021. Marrëveshja mes palëve ka avancuar.
Inter parakalon konkurrencën e Lazio që tentoi seriozisht dy muaj më parë, kur u gjet edhe akordi me futbollistin, mbi një kontratë prej 5 vjetësh me 1.5 milionë euro në sezon. Me Veronën ishte diskutuar për 26 ose 27 milionë euro.
Por paraqitja e 20-vjeçarit rriti kërkesat e klubit verdheblu. Tashmë thuhet se Verona kërkon 30 milionë euro për shqiptarin.
Me sa duket këtë shifër e përballon Inter. Me gjasë Kumbulla ka qenë dakord të shkojë në skuadrën e Conte, edhe pse vetë është tifoz i Milanit.
E-Diaspora
-
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc Bujanoci do të jetë nikoqir i Konferencës IV “Ekonomia shpëton Luginën”... -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova -
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim














