Integrimi
Kuizi i diturisë bashkoi, mësues, nxënës dhe prindër shqiptarë
U uroi mirëseardhjen të gjithë pjesëmarrësve drejtori i shkollës dhe miku i qytetarëve shqiptarë zoti Peter Urs me ngrohtësi shpalli të hapur manifestimin
Organizimi i manifestimit të diturisë kishte për qëllim pasurimin e mendjes së nxënësve që po rriten larg vendlindjes me njohuri për atdheun, dhe gjallërimin e jetës sonë kulturore.
Të pranishmit dhe të gjithë pjesëmarrësit i përshëndeti Kryetari i LAPSH-it Nexhat Maloku „Përshëndetja ime sot shkon për ju nxënës të dashur,- sepse të gjithë bashkë festojmë arritjet dhe suksest tona ndër vite. Më lejoni të shpreh mirënjohjen time për të gjithë ju kolegë të palodhur e të përkushtuar, dhe për të gjithë ju prindër të mrekullueshëm që së bashku kemi bërë të mundur të kemi rezultate në arsimin e gjuhës amtare. “
Nxënës dhe prindër u bënë dëshmitarë të një veprimtarie të gjerë në konkursin e diturisë. Gara u zhvillua në sallën e spektakleve të shkolles fillore në qytezën Windisch – Arau. Të ftuarit shoqëroheshin dhe priteshin me dashuri e respekt nga kordinatori (Argau )- Riza Demaj.
U uroi mirëseardhjen të gjithë pjesëmarrësve drejtori i shkollës dhe miku i qytetarëve shqiptarë zoti Peter Urs me ngrohtësi shpalli të hapur manifestimin. Në urimin e tij ai u foli të pranishmëve për atmosferën festive, për kulturën teatrore të Vindischit, theksoi: „ ..edukimi nuk njeh ndarje dhe kufij. Ai bashkon njerëzit rreth vlerave më të mira“.
Ky spektakël gjithëpërfshirës mësimor dhe edukativ ishte shprehje e një projekti mësimor të financuar nga Ministria e Diasporës.
Materiali didaktik për konkursin e diturisë është përgatitur nga drejtuesi i mësimit plotësues z. Nuhi Gashi, MASH Kosovë. Pyetjet që janë përfshir janë nga gjuha e letërsia shqipe, historia dhe gjegrafia e atdheut dhe kultura shqiptare, që përkojnë plotësisht me tekstet mësimore dhe planin mësimor.
Manifestimin e përshëndeti edhe zonja Shqipe Shasivari nga gjiri i Ministrisë së Diasporës.
Gara e diturisë u zhvillua, u udhëhoq, u moderua përmes mënyrës digjitale nga mësuesi i përkushtuar Lulzim Hasi.
Në gjithë këtë konkurs u vu re përkushtimi i mësimdhënësve të mësimit plotësues të pranishëm : Nexhat Maloku, Nexhmije Mehmetaj, Elfete Hasi, Elfete Gashi, Vaxhid Sejdiu, Qefser Sejdiu, Lumnije Fetahaj, Hanife Halili, Lumnije Gashi, Eshtrefe Nuhiji, Fitnet Balaj, Halime Vishi, Remzije Shabani, Hasan Spahiu, Kadire Memishi dhe Naser Ulaj.
Nxënësit pjesëmarrës shpalonin gjithë peshën e dijës për atdheun, dashuri për vendlindjen, për fjalën, për mirësinë, për besën: Anila Gashi, Oltrina Dushi, Arti Luma, Lora Imeri, Leonita Kastrati, Arbenita Sallaku, Teuta Duraku (Argau),Rinesa Rexha, Lira Hyseni, Rinesa Kurteshi, Liranda Kurteshi, Shpat Bulliqi, (Cyrih), Elona Ramadani, Alba Berisha, Eliesa Xhaqku, Edon Ramabaja, Erona Ramabaja, Rina Mehmetaj, Ermal Berisha, (Jura), Sylejman Azizi, Amara Akiki, Almira Qazimi, Anesa Jahja, Rabije Alija, Afërdita Qazimi (Turgau) Ezana Morina, Ilir Hasani, Rilona Hoti, Hysnie Rexhaj( St Gallen).
Në përfundim të këtij konkursi ekipi vlerësues i përbërë nga: Nezir Mehmetaj, anëtari i LAPSH-it , Hamzë Morina, mësues dhe Besim Ajeti prind, shpallën fituesit: vendin e parë e mori nxënsja që mblodhi më së shumti pikë Hysnie Rexhaj( St Gallen).
Secili nxënës me emocione të shoqëruar me ankth kërkonte të linte gjurmë në këtë ngjarje të jashtëzakonshme diturie përmes gjuhës amtare. Ata arritën të përballojnë me sukses një intensitet të lartë të njohurive duke treguar zotësi, aftësi dhe përkushtim.
Kjo atmosferë do të vijonte deri vonë me ushqime të shijshme, mblodhi pas programit, të ftuarit.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto














