Lajme
Kryetari i Preshevës: “Faleminderit, diasporë, ia dolëm me pandeminë”
Së fundmi, kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se Presheva fatmirësisht vazhdon të mos jetë e prekur nga koronavirusi, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu, ai thotë se kjo është falë qytetarëve që kanë zbatuar rregullat që i ka nxjerrë Shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme. Arifi shpreh keqardhje për mungesën e ndihmës nga ana e pushtetit qendror serb.
Falënderim të veçantë ka shprehur për praninë e diasporës shqiptare nga kjo trevë (preshevarët në mëgrim), kontributet dhe asistencën për t’iu gjendur afër komunës së tyre në betejen me Covid 19, ai thotë : “Diaspora jonë është dhe ka qenë gjithmonë afër nesh. Që nga dita e parë ata kanë kontribuar përmes shumë mënyrave, por do ta veçoj që gjatë pandemisë Covid 19 mërgata jonë ka qenë në mënyrë të përditshme në kontakt me Fondin tonë komunal për qëllime humanitare, ku fondi ynë ka dërguar listat e familjeve në nevojë gjatë pandemisë për pako ushqimore dhe higjienike”, u shpreh Arifi.
Duhet theksuar se komuna e Preshevës është njëra ndër komunat e pakta në rajon që nuk ka asnjë të infektuar me virusin Korona, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












