Lajme
Kryeministri irakian i mbijetoi sulmit me dron
Kryeministri irakian, Mustafa al-Kadhimi, i ka mbijetuar një sulmi me dron në rezidencën e tij më 7 nëntor.
Ky njoftim vjen në kohën e përshkallëzimit të tensioneve të lidhura me refuzimin e milicive të përkrahura nga Irani, që të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të muajit të kaluar.
Rezidenca e Bagdadit në Zonën e Gjelbër është goditur me sulm rakete më 7 nëntor, ka thënë Zyra e kryeministrit përmes një deklarate.
Kadhimi nuk është lënduar nga sulmi, i cili në deklaratë është konsideruar “tentim-vrasje e dështuar” me dron.
Zona e Gjelbër përfshin ndërtesat e Qeverisë irakiane dhe ambasadat.
Qeveria irakiane nuk ka ofruar më shumë hollësi dhe ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë.
Kadhimi ka bërë thirrje në Twitter për “qetësi dhe përmbajtje nga secili, për hir të Irakut”.
Ai më vonë është paraqitur në një transmetim televiziv me pamje të qetë.
“Sulmet me dronë dhe raketa nuk ndërtojnë atdheun dhe nuk ndërtojnë të ardhmen”, ka thënë ai.
Shtetet e Bashkuara kanë dënuar sulmin.
“Ne jemi qetësuar kur kemi kuptuar se kryeministri nuk është lënduar. Ky akt që duket si terrorizëm, të cilin ne e dënojmë, është drejtuar në zemër të shtetit irakian”, ka thënë zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price.
Qindra mbështetës të fraksioneve proiranaine në Irak kanë protestuar afër Zonës së Gjelbër, për shkak të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare më 10 tetor.
Protestat janë mbajtur edhe më 6 nëntor, një ditë pasi një protestues është vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur gjatë përleshjeve me policinë.
Ata janë parë edhe duke djegur portretin e Kadhimit, duke e cilësuar “kriminel”.
Rezultatet preliminare kanë treguar se Aleanca Fatah – krah politik i rrjetit paramilitar pro Iranit, Hashed al-Shaabi – ka humbur një numër të konsiderueshëm të ulëseve në Parlament./rel
E-Diaspora
-
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime Hotelet në Austri po përjetojnë një rritje masive të kërkesës: Në tre muajt e fundit të... -
Baume-Schneider: Gjuhët e migrantëve janë pasuri për Zvicrën -
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës
Jeta në Austri
-
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime Hotelet në Austri po përjetojnë një rritje masive të kërkesës: Në tre muajt e fundit të... -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare













