Lajme
Kryeministri Kurti bën thirrje për vaksinim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19.
Ai sot në rrjetin social Facebook ka publikuar një foto, përmes së cilës ka kërkuar nga qytetarët që të vaksinohen.
“Vaksinohu! Bashkë ia dalim”, shkruhet në foton që ka publikuar ai, e ku paraqitet një person duke u vaksinuar.
Kujtojmë që Kosova së fundmi po regjistron një numër më të lartë të rasteve të reja të infektuara me koronavirus, krahasuar me muajt e fundit, kur gjendja me pandeminë ishte më e qetë.
Me rritjen e rasteve të infektuara me koronavirus, është rritur edhe numri i rasteve të hospitalizuara.
137 pacientë kanë qenë të shtrirë dje në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme në vend.
Me përhapjen e variantit Delta të COVID-19, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u kanë bërë thirrje qytetarëve që sa më shpejt të vaksinohen kundër këtij virusi në mënyrë që të mbrojnë veten dhe të tjerët.
Ndërsa, deri tani në vend numri i vaksinave të administruara ka shkuar në 512 mijë e 314.
173 mijë e 214 persona janë vaksinuar me dy doza të vaksinës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










