Kosova
Kryediplomati shqiptar në Prishtinë: Kosova është prioritet absolut, kush e prek-prek Shqipërinë
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kosovë, ku është pritur në takime të ndara nga krerët e institucioneve dhe liderët politikë. Gjatë konferencës me homologun e tij, Glauk Konjufca, Hoxha riaktualizoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama, duke prerë se “kush prek Kosovën, prek Shqipërinë”.
Hoxha theksoi se siguria e rajonit dhe e Evropës lidhet drejtpërdrejt me sigurinë e Kosovës, ndërsa dënoi sulmet në Banjskë dhe në kanalin e Ibër-Lepencit, duke kërkuar llogaridhënie të plotë.
Nga ana tjetër, Glauk Konjufca e vlerësoi takimin si vëllazëror dhe u shpreh optimist se Shqipëria do të anëtarësohet në BE brenda 2-3 viteve. Ai sqaroi gjithashtu se mbledhja e përbashkët e dy qeverive është shtyrë për shkak të zgjedhjeve.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Hoxha u takua edhe me ushtruesen e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu, kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, të cilët vlerësuan lart koordinimin strategjik mes dy shteteve.
E-Diaspora
-
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor Marrëveshja me katër shtetet e EFTA-s synon të lehtësojë tregtinë dhe të hapë mundësi të reja... -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren -
Astronomja Pranvera Hyseni përfaqëson Kosovën në konferencën e planetariumeve në SHBA
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike












