Lajme
Kriza sociale në Afganistan, njerëzit përballen me urinë
Fitorja e talebanëve ka sjellë pasiguri në shumë nivele për të rinjtë dhe të moshuarit në Afganistan.
Studentët universitarë janë në vitet kyçe të arsimimit, por lufta dhe një regjim i ri po pengojnë karrierën e tyre.
Dhe ky nuk është i vetmi kërcënim. Me ardhjen e dimrit, Afganistani po përballet me mungesën e ushqimeve.
“Temperaturat pritet të bien në minus 25 gradë Celsius, dhe shumë familje të zhvendosura nuk kanë strehim të duhur, një kërkesë parësore nëse duan t’i mbijetojnë të ftohtit të ashpër në Afganistan. Kriza humanitare po përshkallëzohet çdo ditë në Afganistan. Uria ka pushtuar vendin. Afro 23 milionë njerëz, që është 55 për qind e popullsisë, po përballen me nivele ekstreme të urisë dhe gati nëntë milionë prej tyre janë në rrezik të urisë”, tha Babar Baloch, zëdhënës i Agjencisë së OKB-së për Refugjatët (UNHCR).
Në gjithë vendin problemet ekonomike i kanë detyruar njerëzit të fillojnë punë të reja për të mbijetuar.
Në Kandahar, disa njerëz po punojnë duke mbledhur lulëkuqe./Euronews
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













