Kosova

Kostoja e abonimit në Netflix në Zvicër do të rritet muajin e ardhshëm

Nga 3 qershori shërbimi streaming do të rrisë çmimin e abonimeve mujore me 8 deri në 12 për qind, përcjell albinfo.ch.

Kjo do të thotë se abonimi bazë do të bëhet 8 për qind më i shtrenjtë, me rritjen e çmimit nga 11,90 në 12,90 franga.

Çmimi i modelit standard do të rritet me 11 për qind – nga 18,90 në 20,90 franga.

Dhe “zorrët” që janë të abonuar në shërbimin premium do të shohin që tarifat e tyre janë rritur nga 24,90 në 27,90 franga – domethënë me 12 për qind.