Lajme
Kosovës i shtohen edhe dy festa zyrtare
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kryeministri Albin Kurti ka propozuar që 26 korriku të shënohet si Dita e Policëve të rënë në krye të detyrës.
Kurti ka theksuar që ky vendim të merret krahas Ditës Memoriale të komunitetit egjipitian, datë kjo që shënohet më 24 qershor.
“Qeveria ka dhënë mendimin e saj për nismën legjislative të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës. Qeveria ka propozuar që krahas 24 Qershorit si Dita Memoriale e komunitetit egjiptian, në këtë projektligj të shtohet edhe 26 Korriku si Dita e Policëve të rënë në kryerjen e detyrës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












