Kosova
Kosovë: Sistemi online i regjistrimit, edhe për diasporën
Gati për nisjen e regjistrimit e popullsisë në Kosovë
Avni Kastrati, ushtrues detyre i drejtorit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ka bërë të ditur se janë gati për të filluar në prill regjistrimin e popullsisë, përcjell albinfo.ch.
Kastrati bëri të ditur se regjistrimi është planifikuar nga 5 prilli deri më 17 maj, ndërkaq këtë herë do të regjistrohet edhe diaspora.
“Po, jemi gati për regjistrimin e popullsisë. Po jo vetëm ne si statistika, sepse projekti përfshin edhe komunat, komisionin qendror, statistikat dhe qeverinë… të gjitha strukturat bartëse të projektit të regjistrimit jemi në linjë dhe besoj se nuk ka sfida para se të dalim në terren”, tha ai.
Kastrati bëri të ditur se janë në fazën finale të përgatitjeve dhe nga 5 prilli deri më 17 maj do të jenë në terren, ku të gjitha ekonomitë familjare do të intervistohen përmes regjistruesve.
“Për shkak të zhvillimit që ka ndodhur në Kosovë do të regjistrojë edhe popullsinë, e cila është në kufi të Kosovës, përfshirë edhe veriun, popullsia rezidente, ajo që jeton aktualisht në Kosovë.
Ndërkaq, për shkak të ndryshimeve që ka pasur në lëvizjet e popullsisë jashtë Kosovës, ne kemi menduar ta regjistrojmë edhe diasporën”, tha ai.
Sipas tij, regjistrimi i diasporës do të realizohet përmes të afërmve që i kanë në Kosovë si dhe do të jetë edhe një sistem online, ku do të regjistrohen vetë qytetarët që janë jashtë shtetit.
“Sistemi online ia mundëson secilit që ndihet si diasporë që të regjistrohet… do të jetë një aplilakacion online”, tha ai, gjersa shtoi se një mundësi të tillë për diasporën nuk e kanë shumë shtete në rajon.
Ai tha se regjistrimi i popullsisë do të nxjerrë disa indikatorë e disa informacione të rëndësishme.
Sipas tij, këto vite të fundit ka ndryshuar mosha e popullsisë, por edhe lokacioni i tyre.
“Lokacioni ka qenë më shumë rurale, besohet se tash do të jetë më shumë urbane….sepse ka dyndje edhe brenda Kosovës…”, tha ai.
Sipas tij, në disa vende është rritur popullsia si në Fushë-Kosovë e në Prishtinë, ndërkaq në disa vende të tjera ka pasur rënie.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena













