Kosova
Kosovë: Për shtatë ditë, 157 të vdekur nga koronavirusi dhe mbi 14 mijë të infektuar
Numri i viktimave dhe i të infektuarve nga koronavirusi javët e fundit ka shënuar rritje enorme, ndërkaq vetëm në shtatë ditët e fundit janë infektuar 14,015, ndërsa kanë vdekur 157 persona.
Në total, numri i rasteve aktive është 24,939, ndërkaq nga fillimi i pandemisë janë shëruar 109.786, ndërsa kanë vdekur 2,387 persona.
Edhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar është i mbushur me pacientë. Në raportin e së enjtes bëhet e ditur se në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 1116 pacientë.
Prej tyre, 995 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 935 me oksigjeno-terapi 37 në gjendje të rënduar shëndetësore.
Ndërkaq, duke parë numrin e lartë të të infektuarve dhe viktimave janë paralajmëruar masa të reja.
Në kuadër të masave të reja që pritet të zgjasin nga 1 shtatori deri më 13 shtator është paraparë edhe rikthimi i orës policore dhe shkurtimi i orarit për gastronominë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













