Kosova

Kosovë: Paralajmërohen protesta kundër Speciales

Veteranët e UÇK-së paralajmërojnë protesta pas shtyrjes së aktgjykimit në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka paralajmëruar protesta pas vendimit të Dhomave të Specializuara për ta shtyrë shpalljen e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit deri më 16 shtator, përcjell albinfo.ch.

Në reagimin e saj, OVL-UÇK e ka cilësuar shtyrjen si të padrejtë dhe të papranueshme, duke e akuzuar Gjykatën Speciale se po vepron në dëm të vlerave të luftës çlirimtare.

Veteranët kanë bërë të ditur se kundërshtimi do të zhvendoset në rrugë përmes protestave, duke paralajmëruar edhe përshkallëzim të tyre nëse, sipas tyre, zëri i tyre vazhdon të injorohet./Albinfo.ch