Kosova
Kosovë, fillon dhënia e terapisë për parandalimin e infeksionit nga virusi HIV
Në Kosovë ka nisur të jepet terapia për parandalimin e infeksionit para ekspozimit ndaj virusit HIV, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Murat Mehmeti, shef i repartit për sëmundje seksualisht të transmetueshme në Klinikën Infektive në Prishtinë, përcjell albinfo.ch.
Virusi HIV e dëmton sistemin imunitar të personit të prekur, duke e lënë atë të ekspozuar ndaj infeksioneve të rënda.
Virusi mund të transmetohet nëpërmjet shkëmbimit të lëngjeve të ndryshme trupore nga individët e infektuar.
Terapia “PrEP” (profilaksia para ekspozimit) është medikament, i cili përdoret te njerëz që janë HIV negativ, për të zvogëluar rrezikun e marrjes së virusit.
Sipas Mehmetit, terapia në formë të tabletave, fillimisht do t’u jepet personave LGBTI+, por edhe të tjerëve që e kanë partnerin pozitiv me HIV, ose kanë nevojë për të.
Sigurimi i kësaj terapie ka qenë një projekt i përbashkët i institucioneve të Kosovës, Fondit Global (Global Fund) dhe Qendrës për Zhvillimin e Grupeve Sociale nga Prishtina, tha Mehmeti.
Organizata ndërkombëtare financiare, Fondi Global, me fokus në parandalimin si dhe trajtimin e të sëmurëve me HIV/AIDS, i ka siguruar barna për dy vjet. Pas kësaj periudhe, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës do ta marrë përsipër sigurimin e tyre, shpjegoi ai.
Terapia në formë tabletash me paketim 30 copë, do të mund të merret në barnatoren e Klinikës Infektive, pas konsultimeve me mjekun.
Agron Nuhiu, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Zhvillimin e Grupeve Sociale, tha për Radion Evropa e Lirë se në këtë projekt është punuar prej vitit 2016.
Kosova, sipas Nuhiut, është shteti i dytë në rajon që e ofron këtë terapi falas, pas Maqedonisë së Veriut.
Dita Ndërkombëtare e Luftës Kundër HIV/AIDS-it, më 1 dhjetor 2023, e ka gjetur Kosovën me 13 raste të reja të personave të prekur me këtë virus gjatë atij viti.
Në vitin 2022 në Kosovë ishin shënuar 17 raste të reja me HIV/AIDS – shifër që paraqiti dyfishim rastesh në krahasim me vitin 2021, kur ishin regjistruar tetë të tilla.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













