Lajme
Kosovë: 75 mijë punëtorë humbën vendet e punës
Mbi 75 mijë punëtorë në Kosovë e kanë humbur punën për shkak të pandemisë Covid-19.
Këto shifra i ka bërë të ditura Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat, ku është kalkuluar edhe humbja e vendeve të punës së punëtorëve pa kontrata, raporton Koha, përcjell Albinfo.ch
Kryetari i Sindikatës, Jusuf Azemi, ka thënë se të dhënat i kanë mbledhur përmes qendrave të tyre nëpër rajonet e Kosovës, derisa paralajmëron se ato mund të rriten.
“Kemi të dhëna pothuajse të sakta dhe këto të dhëna i kemi përcjellë që nga muaji qershor i këtij viti dhe deri më tani ka kaluar shifrën mbi 75 mijë punëtorë të larguar nga puna e që me fundin e këtij viti do ta kalojë shifrën mbi 100 mijë punëtorë. Të dhënat tona janë të sakta, sepse ne kemi edhe të dhëna nga punëtorët, të cilët nuk kanë pasur fare kontratë punë dhe nëse i dëgjon organizatat e tjera, ato thonë se është një shifër 3-40 mijë punëtorë, por e keqja është që në fakt një pjesë dërrmuese e kemi pasur punëtorë pa kontrata pune”, ka thënë Azemi.
Por në Administratën Tatimore të Kosovës kanë thënë se nuk kanë shifra se sa vende pune janë humbur që prejse është shfaqur pandemia, porse përgjatë kësaj periudhe mbi 70 biznese janë shuar.
“Që nga muaji mars e deri në fund të muajit tetor janë çregjistruar 73 biznese, ka edhe të tjera të cilat janë në proces të çregjistrimit, mirëpo në bazë të dispozitave ligjore duhet të plotësohen disa kritere për t’u lëshuar certifikata e çregjistrimit”, thuhet në përgjigjen e Administratës Tatimore e Kosovës.
KOHA ka pyetur edhe Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës se sa ka rënë numri i kontributdhënësve gjatë këtyre muajve të pandemisë, por ata nuk kanë kthyer përgjigje.
Stimulimi financiar për qytetarët dhe ekonominë në vend pritet të bëhet përmes Projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike, por ai ende nuk ka kaluar në Kuvend edhe pse për më shumë se tre muaj ky projektligj është miratuar në Qeveri.
Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike pritet të dalë në seancë këtë të premte.
E-Diaspora
-
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh Nga 18 deri më 20 shtator 2026 në Spezzano Albanese mbahet takimi që feston historinë, artin,... -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













