Lajme
Kosovarja akuzohet se ka përfituar pa të drejtë 173.000 franga të pensionit IV
Akuza në Gjykatën Penale të Lucernit thotë se ajo thjesht ka simuluar ankesat dhe vuajtjet për të marrë pensionin e plotë IV plus pensionin për fëmijët
Në Lucern, një grua me shtetësi kosovare akuzohet se ka mashtruar zyrën e Pensioneve të Invaliditeteit (IV). Akuza: Për të përfituar para nga shteti, ajo pretendonte me këmbëngulje se ishte e sëmurë rëndë.
Ajo ankohej se nuk ndihej fare mirë. Probleme me zemrën, dhimbje shpine dhe probleme psikologjike, transmeton albinfo.ch. Si rrjedhojë, kosovarja (59) në kantonin e Lucernit ka marrë pension invaliditeti (IV) për tetë vjet.
Kur mjekët dhe ekspertët ekzaminonin gruan, burri i saj ishte gjithmonë aty. Ai u përgjigjej pyetjeve dhe përshkruante situatën e pafuqishme dhe të vështirë të gruas së tij. Sipas tij, pa mbështetjen e tij ajo nuk mund të bënte praktikisht asgjë, shkruan “Zentralplus”. Nuk ishte në gjendje as të vishej as të kujdesej për veten.
Por, me sa duket, e gjitha është një gënjeshtër e madhe! Kështu, Zyra e Pensioneve të Invaliditetit ndaloi pagesat, transmeton albinfo.ch. Nuk dihet saktësisht se si është zbuluar çifti nga Zyra e Pensioneve të Invaliditetit.
Sidoqoftë, kosovarja tani duhet të përgjigjet para Gjykatës Penale të Luzernit. Prokurori publik e akuzon atë për mashtrim. Akuza thotë se ajo thjesht ka simuluar ankesat dhe vuajtjet për të marrë pensionin e plotë IV plus pensionin për fëmijët. Gjithsej ka përfituar 173.000 franga.
Fakti që ajo ka mashtruar IV-në nuk është aspak një rast i izoluar. Ka pasur përpjekje edhe më të “guximshme” në këtë drejtim, në të kaluarën.
Për të parandaluar këto keqpërdorime, Zvicra ka lejuar me ligj përdorimin e detektivëve socialë.
Por kur i përdor IV detektivët socialë? Nëse kanë dyshime dhe të dhëna, kompanitë e sigurimeve shoqërore mund të iniciojnë mbikëqyrjen sociale (detektivët socialë), përcjell albinfo.ch. “Ndërmjet viteve 2010 dhe 2016, IV ka sqaruar dyshimin për abuzim të sigurimeve në një mesatare prej rreth 2,400 raste në vit, nga të cilat në rreth 150 raste është përfshirë edhe vëzhgimi” shkruan Zyra Federale e Sigurimeve Shoqërore (BSV) në faqen e saj të internetit.
Që nga viti 2019, pas një ndryshimi në ligj, detektivët, për tu aktivizuar, kanë nevojë për një “leje për të kryer mbikëqyrje por duke respektuar kriteret për mbrojtjen e privatësisë dhe përdorimin e pajisjeve teknike”.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











