Lajme
Kosovari vret të renë e tij, mendohet të ketë qenë vetëmbrojtje
Personi i dyshuar për vrasje njihet në lagje si një njeri i sjellshëm dhe i dobishëm. "Unë mund të shpresoj vetëm se ishte vërtet vetëmbrojtje", thotë njëri ndër fqinjët
Dje në të gjitha mediat zvicerane është raportuar për vrasjen e një gruaje të re, 24 vjeçe nga vjehrri i saj 56 vjeçar në Pratteln të Kantonit Baselland.
Sot merret vesh se si dorasi ashtu dhe viktima, janë shtetas të Kosovës.
Mediat zvicerane 20minuten dhe Blick ë.ch shkruajnë për përkatësinë kosovare të dy personave. Vjehrri dhe djali i tij 27 jetonin me të shoqen e këtij të fundit dhe me nipin 4 vjeçar deri një vit më parë, transmeton albinfo.ch. Pastaj familja e re qe zhvendosur në shtëpinë e tyre, afër shtëpisë së babait dhe kanë ruajtur lidhjet e ngushta familjare. “Gjyshja shpesh kujdesej për djalin” thotë një fqinj.
Por, mbetet e paqartë përse kosovari 56 vjeçar e ka vrarë të renë dhe nënën e nipit. Një përfaqësues i familjes ka thënë për blick.ch se “ai mund të ketë vepruar në vetëmbrojtje. Ndoshta nusja e ka sulmuar, pasi që edhe ai ishte plagosur, në dorë.
Policia e Kantonit Bazel-Landschaft ka deklaruar se viktima është vrarë me thikë.
Sfondi i mosmarrëveshjes mund të ketë qenë divorci i planifikuar në mes të çiftit të ri, përcjell albinfo.ch. Djali i 56 vjeçarit kishte marrë fshehurazi një avokat për të bërë divorcin, thonë anëtarë të familjes.
Në momentin kur nusja ka marrë vesh për planin e të shoqit, ajo thuhet se ka shkuar te vjehrra me djalin e saj dhe mund ta ketë fajësuar për problemet e saj martesore.
Mosmarrëveshja pastaj përfundimisht është përshkallëzuar. Sipas përfaqësuesit të familjes, gjyshja e ka marrë djalin dhe ka ikur nga banesa kur ka filluar zënka pasi që djali nuk duhej të vëzhgonte përshkallëzimin.
Gruaja e 56 vjeçarit dhe tre djemtë e tij tani kanë frikë nga gjakmarrja, shpjegon përfaqësuesi i familjes”.
Lagjja është në gjendje shoku. Aty personi tashmë i dyshuar për vrasje njihet si një njeri i sjellshëm dhe i dobishëm, transmeton albinfo.ch. “Unë mund të shpresoj vetëm se ishte vërtet vetëmbrojtje”, thotë njëri ndër fqinjët.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci












