Tematike
Kosovari mbetet në burg, përkundër vjetërsimit të lëndës
Gjykata Supreme Federale e ka lejuar këtë, megjithëse dënimet për të mitur, kur të akuzuarit tashmë kanë arritur moshën madhore, parimisht konsiderohen si "të fshira"
Pas mosmarrëveshjes njëvjeçare lidhur me një gjykim, një gjë është e sigurt: I dënuari për vrasje dhe përdhunim, duhet të qëndrojë pas hekurave, pavarësisht nga fakti se vpra e tij është vjetëruar (parashkruar). Kështu ka vendosur Gjykata e Lartë e Cyrihut.
Kjo gjykatë tani mund të mbajë ende në masën e kujdestarisë (në një ent psikiatrik) përdhunuesin 38 vjeçar nga Kosova, me qëndrim në Zvicër, shkruan toponline.ch.
Gjykata Supreme Federale e ka lejuar këtë, megjithëse dënimet për të mitur, kur të akuzuarit tashmë kanë arritur moshën madhore, parimisht konsiderohen si “të fshira”.
I akuzuari kishte përdhunuar një grua të re në vitin 2011, transmeton albinfo.ch. Në moshën 17 vjeçare ai kishte vrarë gjithashtu nënën e të dashurës së tij.
Abuzimi ka ndodhur në tetor të vitit 2011 në një objekt sportiv në Affoltern am Albis, ku bojaxhiu nga Kosova kishte takuar atje një grua 23-vjeçare. Pasi që kishin konsumuar kanabis së bashku, ai ia kishte drejtuar një thikë për prerje qilimash në qafë dhe e kishte përdhunuar.
Gjykata e Qarkut e Affoltern am Albis e pati dënuar atë me nëntë vjet burg në nëntor të vitit 2014 për përdhunim dhe sulm seksual. Ajo gjithashtu kishte urdhëruar edhe masën e kujdestarisë së rregullt për kosovarin, ngase kishte vlerësuar se ai mund të kryente edhe krime të tjera të rënda, përcjell albinfo.ch. Duhet kujtuar këtu se kur ishte në moshën 17 vjeçare, ai kishte goditur me thikë nënën e të dashurës së tij në qafë, duke e lënë të vdekur.
Megjithatë, pasi që kjo vepër ishte trajtuar nga drejtësia për të mitur, ajo teorikisht duhej të konsiderohej “e fshirë” ose e vjetëruar. Këtë e mundëson ligji, në mënyrë që shkelësit e rinj të mund të bëjnë një rifillim të pangarkuar në jetë.
Pikërisht kjo vepër penale “e fshirë” ishte problemi me të cilin qe marrë Gjykata e Lartë (kantonale) në vitin 2016: gjyqtarët kishin arritur në përfundimin se masa e kujdestarisë, e cila ishte shqiptuar në Affoltern, duhej të hiqej. Përdhunimi si i vetëm nuk është delikt “i mjaftueshëm” për t`i shqiptuar dikujt masën në fjalë. Për shkak se ai gjithashtu papritmas kishte pranuar se kishte bërë përdhunimin, gjykata në fjalë ia kishte ulur dënimin me burg për gjysmë viti, në 8.5 vjet, transmeton albinfo.ch. Në këto kushte, ai do të ishte liruar së shpejti.
Por, kryeprokuroria dëshironte të parandalonte lirimin e tij prandaj iu drejtua Gjykatës Federale, nga e cila kërkoi që në këtë rast të bëhej një përjashtim, në atë mënyrë që të llogaritej edhe dënimi i hershëm për të mitur. Prokuroria doli të kishte pasur të drejtë.
Gjykatësit e Lozanës (Gjykata Federale) e dërguan çështjen përsëri në gjykatën e lartë. Në përpjekjen e dytë, kjo e fundit tani ishte në gjendje të shqiptonte masën e kujdestarisë së rregullt siç shihet nga vendimi me shkrim, përcjell albinfo.ch. I dënuari vazhdonte të ishte i rrezikshëm për shkak të çrregullimeve të tij të rënda personale, thuhet në aktgjykim.
Sipas një raporti të ri, ekziston ende një rrezik i lartë recidivizmi për krime të dhunshme dhe seksuale. Nëse ai do të lihet i lirë, do të rrezikohej seriozisht siguria publike. Ai nuk ka “aftësi për të vepruar” dhe është “i pamjekueshëm”.
Prandaj kosovari duhet të qëndrojë në burg deri në njoftimin e mëtejshëm. Siç mund të merret me mend, i dënuari nuk pranon masën e kujdestarisë, të shqiptuar në bazë të një përjashtimi dhe për këtë arsye ai ka parashtruar ankesë. Së këndejmi, Gjykata Supreme Federale duhet të merret përsëri me çështjen.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit Artistja me famë botërore promovon veprën e shkrimtares shqiptare, duke sjellë në vëmendjen ndërkombëtare historinë e... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve














