Integrimi
Kosovari i kërkon shtetit t`ia dëbojë gruan nga Zvicra!
Në kushte normale ndodh e kundërta: bashkëshorti lufton kundër dëbimit të të shoqes nga Zvicra. Por kështu nuk ka ndodhur në rastin e Solothurnit. Kosovari 32 vjeçar, i lindur dhe i rritur në Zvicër po kërkon ga autoritetet shtetërore që ta dëbojnë gruan e tij nga ka ardhur, në Kosovë. Ajo nuk është aspak e integruar, nuk flet pothuaj fare gjermanisht, e ka ndërprerë një kurs të gjuhës vetëm tre muaj pasi e ka filluar, është e papunë dhe ka marrë edhe ndihma sociale nga shteti, shkruan aargauerzeitung.ch. Të gjitha këto, sipas bashkëshortit të zemëruar janë të mjaftueshme për ta dëbuar gruan…
Por gjërat megjithatë nuk janë kaq të thjeshta siç duken. Gruaja e kishte akuzuar bashkëshortin për ushtrim dhune por kjo nuk kishte mundur të provohej dhe çifti tash jeton praktikisht i ndarë.
Vetoni* ishte martuar me Luljetën* në vitin 2010, kur e kishte sjellë atë nga Kosova në Zvicër. Pas dy vitesh lidhja e tre ishte shkatërruar. Ndërsa zelli i Vetonit për ta dëbuar Luljetën nga Zvicra ka një arsye të thjeshtë, kryesisht financiare. Sepse, vetëm nëse ajo detyrohet ta lëshojë vendin, ai lirohet nga detyrimi për ta paguar alimentacionin për të dhe për të bijën e përbashkët e cila së shpejti do të mbushë 3 vjet.
Sipas avokatit të Vetonit, tashmë ish gruaja e tij i ka plotësuar qëmoti kushtet për tu dëbuar. Ai thotë se kushti sipas të cilit për të fituar të drejtën e qëndrimit nevojitet të ketë jetuar 3 vjet nën një kulm me bashkëshortin, te rasti i tij nuk është plotësuar pasi që Luljeta ka jetuar aty vetëm 19 muaj, transmeton albinfo.ch. Dhe, ka shtuar ai, ajo ka shfrytëzuar trikun e njohur në këto raste, duke inskenuar dhunën nga bashkëshorti. As kjo nuk ka funksionuar. Gjykata madje e ka shpallur Vetonin të pafajshëm dhe i ka dhënë dëmshpërblim prej 3600 frangash.
Në këto kushte, sipas avokatit, klienti i tij është duke i paguar 3421 franga në muaj ish gruas në emrin e alimentacionit plus 700 franga për vajzën.
Se si do të rrjedhë puna më tutje mbetet e paqartë për faktin se edhe gruaja ka të drejtë ankese dhe veç kësaj, në mbrojtje të saj janë inkuadruar edhe organizatat për mbrojtjen e grave.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












