Kosova
Kosova pret vendimin e EBU-së, a do t’i hapet rruga drejt Eurovisionit 2027?
Asambleja e Përgjithshme e EBU-së po mban punimet në Pragë, ndërsa RTK-ja shpreson në ndryshime që mund t’i mundësojnë Kosovës debutimin në skenën më të madhe muzikore evropiane.
Asambleja e 96-të e Përgjithshme e Unionit Evropian të Transmetimeve (EBU) ka nisur punimet në Pragë, me vëmendjen e përqendruar te një çështje që mund të ketë rëndësi historike për Kosovën, përcjell albinfo.ch.
Në rendin e ditës pritet të diskutohet kuadri i ardhshëm i pjesëmarrjes në Eurovision, përfshirë mundësinë e krijimit të kategorive të reja për anëtarët e asociuar ose vendet që nuk janë anëtare të plota të EBU-së.
Një ndryshim i tillë do t’i hapte rrugë Kosovës për të marrë pjesë në Eurovision 2027. Ushtruesja e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Zana Spahiu, dhe kryetari i Bordit të RTK-së, Dardan Beqiri, po marrin pjesë në punimet e Asamblesë.
RTK-ja ka dorëzuar më herët edhe një kërkesë zyrtare pranë EBU-së, duke kërkuar që Kosova të ftohet në edicionin e vitit 2027 të Eurovisionit.
Megjithëse ende nuk ka një vendim përfundimtar, diskutimet që po zhvillohen në Pragë konsiderohen vendimtare për të ardhmen e konkursit dhe mund të përcaktojnë nëse Kosova do të ketë mundësinë të debutojë në garën më të madhe muzikore në Evropë./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë











