Kosova
Kosova mbështet integritetin territorial të Ukrainës
Në pesëvjetorin e aneksimit të Krimesë nga Rusia, Kosova mbetet e palëkundur në mbështetjen e saj për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës.
Në një komunikatë për media të Ministrisë së Jashtme të Kosovës thuhet se vendi ynë, sikurse edhe shtetet e tjera paqedashëse, që janë të përkushtuara për rregullin dhe rendin ndërkombëtar, nuk mund të mbetet e heshtur përballë deklarimeve ruse të aneksimit të këtij territori sovran të Ukrainës, ashtu siç nuk mund të mbetet e heshtur përderisa Rusia vazhdon keqtrajtimin sistematik dhe të padrejtë të tartarëve të Krimesë.
“Kosova shpreh shqetësimin e saj të thellë në lidhje me keqësimin e represionit në Krimenë e okupuar nga Rusia dhe thërret Rusinë që të ndalojë abuzime të tilla dhe të lirojë të gjithë tartarët nga Krimeja dhe shtetasit e tjerë nga Ukraina (rreth shtatëdhjetë), që janë burgosur në mënyrë të gabuar dhe si hakmarrje për mospajtimin e tyre paqësor”, thuhet në komunikatë, shkruan rtk, përcjell albinfo.ch.
Ndryshe, para pesë vjetësh Rusia mori në mënyrë joligjore dhe me forcë Krimenë, duke minuar parimet ndërkombëtare dhe obligimet e tij, duke përfshirë Kartën e Kombeve të Bashkuara, Aktin Final të Helsinkit të vitit 1975 dhe Marrëveshjet e Parisitit të vitit 1990.
E-Diaspora
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë












