Lajme
Kosova e Re rrezikon të dështojë
Po bëhen shtatë vjet qëkur është miratuar strategjia për Energji dhe Miniera 2005-2012 dhe ende as që ka përfunduar procesi i tenderimit “Kosova e Re”. Dy qeveritë e kaluara nuk kanë bërë asgjë në këtë projekt, por as të emëruarit në qeverinë e re nuk kanë ndonjë plan konkret se çfarë do të bëhet me këtë projekt.Ministri për Zhvillim Ekonomik, Besim Beqaj, ka thënë vetëm se ata do të vazhdojnë pa dhënë as edhe një detaj se çfarë realisht është duke ndodhur me to. Duke mos saktësuar se kur do të fillohet me ndërtimin e TC “Kosova e Re”, ministri Beqaj, ka thënë se qeveria ka një synim për të vazhduar privatizimin e ndërmarrjeve publike, ku llogaritet edhe KEK-u.
“Do të bëjmë çdo veprim tonin publik, që secili ta kuptojë se këto bëhen për synime afatgjata zhvillimore”, ka thënë ai.Opozita, shoqëria civile dhe ekspertët ekonomikë kanë reaguar duke paralajmëruar dështim të projektit.Ish-ministri i MEM-it, i cili ka qenë në krye të këtij projekti, Ethem Çeku, ka thënë se Kosova po hyn në varshmëri për blerje të energjisë elektrike dhe se nga situata aktuale ai thotë se projekti mund të dështojë.Sipas tij, Kosova, vendi i tretë në Evropë dhe i pesti në botë më i pasuri për nga linjiti dhe karshi këtyre resurseve, blen më së shumti energji elektrike.
“Buxheti i Kosovës do të shpenzohet vazhdimisht me shuma të mëdha deri në 70-80 milionë euro për të blerë energji, ekonomia kosovare duhet të paguajë rreth një miliard euro nga prodhimi i saj në mungesë të energjisë elektrike”, ka thënë ai.Ai nuk shpreson se mund të ecë përpara ky projekt, sepse zhvillimet që janë bërë në tre vjetët e kaluar e kanë degraduar tërësisht sektorin e energjetikës.
Visar Ymeri, nga lëvizja “Vetëvendosje”, ka thënë se projekti “Kosova e Re” në mënyrën siç ishte konceptuar nga qeveritë e Kosovës, është i dëmshëm për Kosovën në kuptimin që ne si publik e humbim pronësinë përmbi prodhimin e energjisë.Ai ka shtuar se problemet që Kosova i ka me furnizimin me energji elektrike duhet të sanohen përmes mënyrave, të cilat ruajnë pronësinë publike përmbi këtë sektor.
“Masat që duhen marrë janë integrimi i rrjetit të energjisë me Shqipërinë, investimet në rrjetin e shpërndarjes për t’i reduktuar humbjet teknike e që shkaktojnë shumë probleme në furnizimin me energji elektrike, si dhe intervenimi në menaxhimin e Korporatës që do ta bënte atë profitabile, si dhe në gjetjen dhe shfrytëzimin e prodhimit të energjisë nga burime të ripërtërishme”, ka thënë ai.Ndërsa për shkak të zvarritjes tej mase të procesit, dy operatorë ekonomikë janë tërhequr nga gara, ai gjerman “RWE” dhe konzorciumi çeko-amerikan “Cez & Aes”.
E-Diaspora
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një...
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një...
-
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet











