Kosova
Kosova dorëzon raportin për reformat, pret vendimin e BE-së për fondet e Planit të Rritjes
Prishtina ishte vendi i fundit në rajon që dorëzoi raportin, ndërsa Komisioni Evropian do të vlerësojë përmbushjen e reformave dhe lirimin e fondeve.
Kosova ka dorëzuar zyrtarisht raportin për zbatimin e hapave reformues në kuadër të Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian, duke respektuar afatin e fundit të 15 korrikut, përcjell albinfo.ch.
Lajmi është konfirmuar nga Komisioni Evropian për Radion Evropa e Lirë, i cili bëri të ditur se Kosova ishte vendi i fundit nga partnerët e Ballkanit Perëndimor që paraqiti raportin e saj.
“Konfirmojmë se të pesë partnerët i kanë dorëzuar me sukses kërkesat për pagesë, përfshirë edhe Kosovën, e cila raportoi për herë të parë”, deklaroi një zëdhënës i Komisionit Evropian.
Tashmë Komisioni Evropian do të shqyrtojë raportet e vendeve të rajonit për të vlerësuar nivelin e zbatimit të reformave. Në bazë të këtij vlerësimi do të vendoset edhe shuma e fondeve që do t’i disbursohen secilit shtet.
Deri më tani, Kosova ka përfituar vetëm parafinancimin prej mbi 61 milionë eurosh, që përbën 7 për qind të shumës totale prej 882.6 milionë eurosh të parashikuara për vendin në kuadër të Planit të Rritjes.
Ndërkohë, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë marrë tashmë tri pagesa të rregullta, Serbia vetëm një, ndërsa Bosnje e Hercegovina nuk ka përfituar ende, pasi nuk e ka miratuar Agjendën e Reformave dhe nuk ka nënshkruar marrëveshjet përkatëse me Bashkimin Evropian.
Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor ka një buxhet prej 6 miliardë eurosh për periudhën 2024–2027, nga të cilat 2 miliardë janë grante dhe 4 miliardë kredi me kushte të favorshme. Komisioni Evropian ka paralajmëruar se vendet që nuk i zbatojnë reformat brenda afateve rrezikojnë të humbin fondet, të cilat rikthehen në buxhetin e BE-së./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike












