Kosova
Kosova mund ta përjetojë krizën energjetike vitin e ardhshëm
Sektori i energjisë në botë pritet të futet në krizë. Kjo situatë patjetër se do ta prekë edhe Ballkanin. Në Shqipëri veçse është ngritur alarmi, madje nga vetë kryeministri Edi Rama.
Në Kosovë ende nuk është paralajmëruar diçka e tillë nga institucionet aktuale. Por një ish-drejtues i dikasterit të ekonomisë thotë se pasojat e para veçse po vërehen në vend, sidomos në rritjen e çmimit të produkteve të konsumit.
Fadil Ismajli tregon se kompanitë që e blejnë vetë rrymën, po përballen me çmime të larta. Ndërsa për konsumatorët e thjeshtë paralajmëron se kriza do të ndihet tek vitin e ardhshëm, transmeton EO, përcjell Albinfo.ch.
Ismajli thotë se qeveria duhet të krijojë strategji të përballjes me këtë situatë globale, teksa thotë se njëri nga faktorët kyç është pandemia COVID-19 dhe pasojat e saj.
Ndërkaq, sipas kryetarit të shoqatës së naftëtarëve, Fadil Berjani, ndryshe nga energjetika, qytetarët kosovarë nuk kanë pse të shqetësohen për çmimet e karburanteve. Sipas tij, kriza për derivate nuk do ta përfshijë Kosovën, pasi dallon nga Shqipëria.
Të hënën, çmimi i naftës në Kosovë varionte nga 112 deri 120 centë, ndërsa benzina nga 115 deri 135 centë.
Kurse në tregun botëror, nafta ka shënuar rritje për 20 dollarë për fuçi dhe pritet që deri në fundvit të rritet edhe për 20 dollarë të tjerë, pra 100 dollarë në total.
Nga Ministria e Ekonomisë dhe ajo e Tregtisë sot nuk kthyen përgjigje nëse kanë plan si do të përballen me këto kriza, po qe se Kosova afektohet në të ardhmen e afërt.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










