Kosova
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Pjesëmarrja e Konsulles së Republikës së Kosovës znj. Floreta Kabashi afirmon angazhimin diplomatik dhe prezencën institucionale të Kosovës në Gjenevë
Trupi konsullori i Republikës së Kosovës në Gjenevë mori pjesë në ceremoninë tradicionale të Escalade, një ngjarje me rëndësi të veçantë historike dhe protokollare për qytetin.
Aktiviteti u zhvillua në prani të autoriteteve të larta kantonale, përfshirë znj. Ana Roch, Presidente e Parlamentit Kantonal, z. Alfonso Gomez, Kryetar i Komunës së Gjenevës, dhe znj. Marion Bordier, Shefe e Protokollit, duke reflektuar atmosferën e respektit institucional dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Gjatë ceremonisë, Konusllja Kabashi mori pjesë në ritin simbolik të thyerjes së marmite de l’Escalade, së bashku me ish ministrin kantonal Dominique Föllmi. Me këtë rast, ajo u shpreh: “Është nder të marr pjesë në një traditë që mishëron vlerat e respektit, solidaritetit dhe dialogut diplomatik.”
Ceremonia shënoi një moment të rëndësishëm afirmimi dhe pranie të shtetit në skenën konsullore të qytetit.
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto















