Kosova
Konjufca për bisedën e Kusari-Lilës me Radoiçiqin: Asgjë me relevancë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se nuk ka asnjë dyshim për orientimin dhe qëndrueshmërinë e shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.
Kjo pasi Konjufca u pyet nga gazetarët në lidhje me publikimin e një audio-incizimi, ku Kusar-Lila dëgjohet duke biseduar me Milan Radoiçiqin.
“Sa i përket çështjes së Kusari-Lilës, po flas për të si deputete, e jo si anëtare e koalicionit që ka partneritet me LVV. Nuk kam asnjë dyshim në orientimin dhe qëndrueshmërinë kombëtare të zonjës Kusari-Lila, pra nuk kam asnjë dyshim për tradhti kombëtare apo çfarëdo të kësaj natyre”, ka deklaruar Konjufca.
“Mund ta quani gabim, pakujdesi e saj, por sa i përket kësaj çfarë më tregon mua kjo që është vazhdimësi e tjerrjes së një rasti që është publikuar para 7-8 muajve, kur ka qenë mendoj që është i njëjti rast vetëm se tash po publikohet në sekuenca qysh po i konvenon dikujt, për mua është shumë më tronditës dhe më shqetësues ky ingjenerim që po ndodh sesa baza kombëtare e themeli kombëtar i zonjës Kusari-Lila”, tha Konjufca.
Sot, Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se bisedat me Milan Radoiçiqin ishin të para dy vjetëve.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













