Shkurt.ch
Konfirmon prokuroria: Tre irakianë në burg për terrorizëm
Njëkohësisht ajo ka pohuar se aktualisht janë duke u zhvilluar rreth njëzet procedura që kanë të bëjnë me xhihadizmin radikal
Prokuroria Federale e Zvicrës ka konfirmuar sot lajmet e publikuara javë më parë në medie për mbajtjen në arrest të tre irakianëve të dyshuar për terrorizëm. Të përmendurit janë arrestuar nga fundi i marsit të këtij viti.
Prokuroria, ndryshe nga mediet nuk përmend në shkresën e saj planet eventuale të tre të përmendurve për sulme terroriste në Zvicër. Por, ata dyshohen për mbështetjen e dhënë organizatës kriminale IS dhe për planifikimin e një ulmi terrorist diku në Evropë.
Deri sot Prokuroria Federale nuk e kishte bërë konfirmimin për arrestin e tre të dyshuarve, për të mbrojtur zhvillimin e hetimeve. Njëkohësisht ajo ka pohuar se aktualisht janë duke u zhvilluar rreth njëzet procedura që kanë të bëjnë me xhihadizmin radikal, pesë prej të cilave lidhen me Sirinë.
Njëri nga te arrestuarit është një irakian nga Shaffhauseni i cili ka lëvizur me karrocë invalidësh, shkruan srf.ch. Ai ka frekuentuar Qendrën Islamike Teeba në Rheinfall të Schaffhausenit. Imami i kësaj xhamie ka thënë, pa pranuar të filmohej, se personi në fjalë nuk ka rënë në sy me sjellje dhe as me pamje të veçanta. Askush, sipas tij, nuk ka mundur të imagjinonte se ai kishte të bënte diçka me terrorizëm.
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? Fakti që një pronë në Austri është klasifikuar si tokë ndërtimi, nuk do të thotë domosdoshmërisht... -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë












