CH-Ballkani
Konferenca vjetore e projekteve rinore të Lindjes
Mysafirë të mbrëmjes do të jenë: Bashkim Iseni, drejtor i albinfo.ch, Sabine Hunger, nga shoqata "Comundo", Mexhit Ademi nga shoqata NCBI dhe Gabriela Bovisi Spring, ish përgjegjëse e "Projektit të lindjes". Jepet edhe shfaqja teatrore "Schatzi, a je mirë?"
Si ka mundësi të ridefinohet një bashkëpunim ndërkombëtar përmes këmbimit dhe organizimit të projekteve ka tendenca hierarkike ose imperialiste? Cilat paradigma duhet të tejkalohen për të mundësuar një bashkëpunim mbi baza të barabarta? Ku janë sfidat, sukseset dhe përparësitë e synimeve të reja për një bashkëpunim në mes të regjioneve?
“Ostprojekt” (Projekti i lindjes) mbështet projekte rimore të organizatave zvicerane të të rinjve në bashkëpunim me organizatat nga vendet e Ballkanit dhe nga Moldavia, thuhet në njoftimin e organizatorit. Në këtë mënyrë synohet forcimi i shoqërisë civile, bashkëpunimit regjional dhe lidhjet në mes të vendeve ballkanike me Zvicrën. Që nga viti 1992 ekzistojnë projekte të tilla në forma të ndryshme. Tash është koha për ta përtëritur projektin, shkruan albinfo.ch
Në këtë kontekst ne ju ftojmë të merrni pjesë në një debat me temën “Bashkëpunimi me lindjen i organizatave rinore – si të arrihet një debat mbi baza të barabarta?” Lidhur me këtë temë ne duam të tematizojmë forma të ndryshme të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe kufijtë e tyre, njofton albinfo.ch. Ajo që kërkohet është se cila nga këto forma mund të shfrytëzohet për bashkëpunimin lindor të organizatave rinore. Objektivi është që të gjendet një model i qëndrueshëm, inteligjent përmes të cilit partnerë të ndryshëm takohen mbi baza të barabarta.
Mysafirë të mbrëmjes do të jenë: Bashkim Iseni, drejtor i albinfo.ch, Sabine Hunger, nga shoqata “Comundo”, Mexhit Ademi nga shoqata NCBI dhe Gabriela Bovisi Spring, ish përgjegjëse e “Projektit të lindjes”. Ata dhe ato do të debatojnë në baza të barabarta lidhur me sfidat e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe mënyrën e qasjes për një bashkëpunim të tillë.
Këto debate shërbejnë si pikënisje për zhvillimin e mëtejmë të Projektit të lindjes, në 25 vjetorin e tij, për një synim të ri në bashkëpunimin në mes të të rinjve nga Zvicra dhe atyre nga Ballkani.
Të gjithë të interesuarit lidhur me këtë temë janë të mirëseardhur. Jeni po ashtu të ftuar që t`i ndani përvojat e juaja në lidhje me vendet e Ballkanit, me bashkëpunimin ndërkombëtar ose me projekte rinore.
Aktiviteti është i hapur dhe pjesëmarrja është pa pagesë. Në vazhdim do të ketë një apero dhe një shfaqje teatrore.
Takimi mbahet në kuadrin e serisë së shfaqjeve të pjesës teatrore “Schatzi, a je mirë?” të teatrit rinor “ActNow” (VorAlpentheater), përcjell albinfo.ch. Kjo seri shfaqjesh realizohet nga të rinjtë e Lucernit dhe moshatarët e tyre nga Kosova në “Theater Pavillon” të Lucernit.
20 personat e parë të paraqitur për konferencën vjetore të Projektit të Lindjes do të fitojnë nga një biletë falas për shfaqjen teatrore.
Data: 30 maj 2017
Programi: 17:30-19:15: Debat mbi temën “Bashkëpunimi me lindjen i organizatave rinore – si të arrihet një këmbim mbi baza të barabarta?”
19:15-19:45: Apero
20:00-21:00: Pjesa teatrore «Schatzi, a je mirë?»
Vendi: Theater Pavillon, Luzern
Kontakt: [email protected]
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit30 Maj 2017
- Ora17:30
- LokacioniLucern
- Data e përfundimit21 Prill 2017 - 17:00
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë










