Tematike
Kompania që shet ajrin nga Zvicra, ‘fiton’ një çmim interesant
“Alps Initiative” theksoi se transportimi i produktit në vende si Tajlanda prodhon jashtëzakonisht më shumë dyoksid karboni se sa thjesht të thithësh ajrin e alpeve
Një kompani zvicerane që tregton shishe me ajër alpin drejt Azisë është mes të përzgjedhurve për të fituar “especially absurd shipping award” (çmimi i tregtimeve veçanërisht absurde) nga shoqata “Alps Initiative”, një grup që lufton transportet e pakuptimta me ndikim në mjedis.
Ndërkohë që kompania “Swiss Air Deluxe” pretendon se produktet e saj janë shumë të mira për mushkëritë, zemrën dhe fuqinë, nga ana tjetër “Alps Initiative” theksoi se transportimi i produktit në vende si Tajlanda prodhon jashtëzakonisht më shumë dyoksid karboni se sa thjesht të thithësh ajrin e alpeve, transmeton ATSH.
Në vend të dytë renditet uji “Voss” nga Norvegjia që transportohet për më shumë se 1500 kilometra me anije dhe kamionë deri në supermarketet “Swiss Migros”, përcjell albinfo.ch.
Produkti që renditet i treti në këtë garë është një proshutë që prodhohet nga derra të rritur në Danimarkë mishi i të cilëve trajtohet në Itali para se të paketohet në Austri dhe të shitet nga gjiganti i supermarketeve në Zvicër, “Aldi”.
E-Diaspora
-
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë Ambasadori Faruk Ajeti: Lidhja mes dy vendeve është shumë më tepër se një udhëtim drejt vendlindjes.... -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij -
Londër
Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani -
Kishte ardhur nga Italia për pushime, sot i jepet lamtumira e fundit -
Kasami: Diaspora është partner strategjik për zhvillimin e Tetovës
Jeta në Austri
-
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër Danubi i Vjetër është një nga destinacionet më të njohura të larjes në Vjenë. Por vizitorët... -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave














