Lajme

Kompania amerikane dizajnon ndërtesat e larta që pastrojnë ajrin

Ideja që rrokaqiejt mund të largojnë karbonin nga atmosfera mund të tingëllojë si diçka nga filmat fantashkencë, por ato së shpejti mund të bëhen realitet nëse dizajnet e reja të një kompanie që e drejton një grup arkitektësh, janë të gatshëm për një gjë të tillë.

Dizajnerët dhe arkitektët zbuluan dizajnet ambicioze  për ndërtesat e larta që mund të largojnë deri në 1,000 tonelata karbon nga atmosfera – ekuivalent me 48,500 pemë.

E emëruar sipas pemës më të lartë në botë, dizajni dhe ideja e firmës arkitekturore me seli në Çikago – Skidmore, Owings & Merrill, bazohet në teknologjinë që është e disponueshme për përdorim pothuajse për të gjithë.

Çdo ndërtesë e lartë, do të përdorte materiale të ndryshme për të larguar karbonin, përfshirë ndërtimin e objektit me materiale thithëse të karbonit, duke rritur bimë dhe alga (për karburant, energji dhe ushqim) dhe teknologjinë e kapjes direkte të ajrit.