Kosova
Komisioni s’e voton propozimin për mosintervistim të Thaçit e Haradinajt

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq do të vazhdojë punën pa pjesëmarrjen e dy prej krerëve te shtetit, presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, të cilit ishin të ftuar për intervistim.
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës, pasi asnjeri nga ta nuk gjendet në Prishtinë, përcjell albinfo.ch.
Kryetari i Komisionit, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se përderisa kryeministri ka treguar arsyet e mungesës, zyra e presidentit nuk ka dhënë fare arsyet e mungesës, edhe pse tha se janë në dijeni për vizitën e tij në SHBA.
Deputeti Driton Selmanaj ka theksuar se deri sa pushtet janë të ndara, rendi i ditës duhet të miratohet i tillë. Këtu ka reaguar deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, i cili ka theksuar se Komisioni duhet t’i kërkojë falje kryeministrit Haradinaj, pasi ka caktuar intervistën e tij në ditën e takimit të dy qeverive.
Edhe Hajdar Beqaj i PDK-së e ka cilësuar këtë takim si tendencë për të mashtruar opinion publik, pasi tha se agjendat e krerëve kanë qenë publike shume kohë më parë. Komisioni ka rrëzuar kërkesën e deputetes Musliu për ta hequr nga rendi i ditës raportimin e presidentit dhe kryeministrit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Verifikohen mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se procesi i verifikimit të pakove me fletëvotime nga...
-
Shqipëria afrohet me Zvicrën, nis operimi i linjës direkte Tiranë-Gjenevë-Tiranë
-
“Gratë gjatë dhe pas luftës”, ekspozitë në Universitetin e Gjenevës
-
Wil (SG): Kapet një shqiptar me 5 kilogramë heroinë
-
Takim letrar me autoren Fatmire Sopa
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet 14-vjeçari i dyshuar për planifikimin e një sulmi terrorist në Vjenë Autoritetet austriake kanë arrestuar një 14-vjeçar të dyshuar në lidhje me një sulm të parandaluar në...
-
Rritja e natyralizimeve: Kush janë shtetasit e rinj austriakë?
-
Austri: Ekipet pjesëmarrëse në turneun e organizuar për Pavaësinë e Kosovës
-
A mund të paguajnë ligjërisht restorantet austriake shtesë për pagesat me kartë?
-
Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Austri organizon mbrëmje për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës