Mërgimtarët dhe qytetarët që po udhëtojnë përmes pikëkalimeve kufitare të Kosovës po përballen me pritje të ndryshme, varësisht nga pika e kalimit, shkruan albinfo.ch.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë regjistruar në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë, ku në dalje qytetarët po presin deri në 60 minuta.
Kolona janë krijuar edhe në pikëkalimin Merdarë, ku pritjet në dalje arrijnë deri në 40 minuta.
Ndërkohë, në Hanin e Elezit pritjet janë rreth 10 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje.
Në pjesën më të madhe të pikëkalimeve të tjera, përfshirë Bërnjakun, Jarinjën, Kullën, Vërmicën, Qafën e Morinës, Stançiqin, Mutivodën dhe Globoqicën, qarkullimi zhvillohet pa vonesa të konsiderueshme, me pritje që variojnë nga 3 deri në 5 minuta.
Në Muçibabë, pritjet janë rreth 5 minuta në të dy drejtimet, ndërsa në Qafën e Prushit ato lëvizin nga 1 deri në 3 minuta në hyrje dhe 1 deri në 2 minuta në dalje./Albinfo.ch