Bota
Kokainë nga Brazili në Itali, i arrestuar edhe një shqiptar
330 kg kokainë nga Brazili në Itali, katër të arrestuar, mes tyre një shqiptar
“Guardia di Finanza” e Spezia-s në Itali, gjatë një aksioni në bashkëpunim me kolegët e Genova-s dhe agjentët doganorë kanë sekuestruar rreth 330 kg kokainë që vinte nga Brazili. Siç raportojnë mediat italiane, në pranga u vunë katër persona, mes tyre dhe një shqiptar. Të gjithë akuzohen për trafik ndërkombëtar droge.
Droga mbërriti në Spezia, e fshehur midis disa pllakave të granitit të transportuara në një kontenier deri në port. Nga aty, autoritetet italiane ndoqën rrugëtimin e ngarkesës me kokainë për në Massa Carrara, përcjell albinfo.ch.
Operacioni, i koduar “Samba 2020”, lindi pasi “Guardia di Finanza” e Spezia-s, kontrolloi kontejnerin.
Raportohet se falë analizave përmes pajisjeve skanuese, efektivët kanë zbuluar disa anomali dhe së bashku me doganierët, kanë hapur kontenierin.
Brenda tij u gjet sasia e drogës në 300 paketime, me një vlerë që përllogaritet rreth 100 milionë euro.
Për të identifikuar porositësit, ngarkesa u mbyll dhe u ndoq nga efektivët. Droga u transportua në një depo në Massa Carrara, ku u arrestuan një italian, një kroat, një shqiptar dhe një brazilian, ndërsa po përpiqeshin të rikuperonin ngarkesën.
Identitetet e të arrestuarve nuk bëhen me dije nga raportimet e mediave italiane.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë














